TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Fabregas'ın Como ile olan özel maddesi

Cesc Fabregas

Cesc Fabregasi ka një klauzolë të veçantë në kontratën me Comon, që lidhet me tri ish-klubet e tij.

Trajneri spanjoll mund të largohet nga Como nëse në të ardhmen merr ofertë nga Barcelona, Chelsea ose Arsenali.

Sipas raportimeve të gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, në kontratën e Fabregasit me Comon ekziston një klauzolë që u jep Barcelonës, Chelseat dhe Arsenalit mundësi të veçantë për ta angazhuar 39-vjeçarin.

Megjithatë, klauzola nuk nënkupton se Fabregas është pranë largimit nga Como. Fabregasi vazhdon të jetë i fokusuar te puna me skuadrën italiane dhe nuk ka kërkuar largimin.

Spanjolli si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barçës dhe të Arsenalit. 

Pjesë e skuadrës së parë të Arsenalit, Fabregas ishte nga viti 2004 deri më 2011. 

Më pas, ai u transferua te Barcelona, ku qëndroi për tri vite.

Në vitin 2014, spanjolli u kthye në Premier League, duke iu bashkuar Chelseat, ku qëndroi deri në vitin 2019.