Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, e humbi 3:1 ndeshjen e parë nga ekipi i Irlandës, Shamrock Rovers javën e kaluar.
Por e siguroi plejofin e Ligës së Evropës pas fitores 5:1 të enjten në Rrogozhinë.
Egnatia e drejtuar nga Nevil Dede pjesën e dytë e luajti me një lojtar më pak në fushë.
Edison Ndreca u përjashtua me karton të kuq në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, të cilën ekipi nga Rrogozhina e mbylli 4:0.
Në fund, Egnatia e fitoi 5:1 ndeshjen.
Në fitoren e Egnatias nga dy gola i shënuan Daniel Adjessa (4’, 38’), Alessandro Albanese (11’, 58’), ndërsa një gol realizoi edhe Ildi Gruda.
Për mysafirët golin e nderit e shënoi Gram Burke (74’).
Ayrıca
Madrid'de lig aşamasının final maçı için ışıklar yanıyor.
Egnatia ka siguruar tashmë fazën e ligës të Ligës së Konferencës, por synimi i ekipit nga Rrogozhina është Liga e Evropës.
Për të siguruar paraqitjen në ligën e Ligës së Evropës, Egnatia duhet ta kalojë me sukses plejofin kualifikues.
Në plejof do të përballet me Lillestromin e Norvegjisë.