TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Jones, Inter'e katıldı.

Curtis Jones

Mesfushori anglez, Curtis Jones, i është bashkuar skuadrës së Interit. 

Jones u transferua tek Interi nga Liverpooli për 30 milionë euro. 

Jones me “Nerazurrët” ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.  

“Kam dashur të vij në Inter për një kohë, kështu që jam shumë i emocionuar. Unë jam një djalë i Liverpoolit, dhe e kam kaluar gjithë jetën time atje. Por në këtë fazë të karrierës sime, doja të bëja hapin tjetër dhe mendoj se ky është klubi i përsosur për mua për ta bërë këtë. Gjëja më e madhe ishte ndjesia që pata sezonin e kaluar kur luajta kundër Interit në Ligën e Kampionëve dhe përjetova pasionin që tifozët e tyre kanë për ekipin. Sigurisht, mund të flasësh edhe për trofetë, historinë e klubit dhe të gjithë lojtarët e shkëlqyer që e kanë veshur këtë fanellë. Por tifozët ishin faktori vendimtar”, ka thënë Jones për faqen zyratare të Interit. 

25-vjeçari me Liverpoolin zhvilloi 228 ndeshje, derisa kontribuoi me 22 gola dhe 25 asistime. 
Pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2020. 

Jones me Anglinë ka një gol të shënuar në gjashtë ndeshje të zhvilluara.