Dy klubet e mëdha italiane, Interi dhe Juventusi, janë në bisedime me mbrojtësin anglez, John Stones.
Pasi i përfundoi kontrata me Manchester Cityn, Stones tani është lojtar i lirë.
Stones bëri 295 paraqitje për Cityn pas transferimit nga Evertoni në vitin 2016.
Mbrojtësi fitoi çdo trofe të mundshëm nën drejtimin e Pep Guardiolas te Manchester City. Stones pritet të vendosë mes dy klubeve, Interit dhe Juventusit. Marrëveshja pritet të arrihet këtë javë.
Stones luajti vetëm 18 ndeshje edicionin e fundit me Cityn për shkak të një dëmtimi.