---
description: Qendërmbrojtësi Albian Hajdari s’do të paraqitet te Kosova as në ndeshjet ndaj Izraelit e Austrisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Është bërë e di
title: Konfirmohet mungesa e Hajdarit, lirohet edhe Avdullahu
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/29/52d48563-d68a-4f4a-856b-d177829e28e5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Konfirmohet mungesa e Hajdarit, lirohet edhe Avdullahu

![Leon Avdullahu - Albian Hajdari](https://resources.koha.net/images/2026/September/29/52d48563-d68a-4f4a-856b-d177829e28e5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 shtator 2026 10:41
- Shpërndaje në:

- 29 shtator 2026 10:41
- Shpërndaje në:

Albian Hajdari nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës. Por nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu. FFK-ja nuk ka saktësuar nëse Avdullahu do të jetë në ndeshjen ndaj Izraelit, të enjten, por gjasat janë që të mungojë.

Avdullahu është liruar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare. 

Hajdari mungoi ndaj Austrisë për shkak të lëndimit dhe rikuperimi i tij është i pamundur të bëhet për dy ndeshjet e ardhshme. Kosova të dielën luan sërish me Austrinë.

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi është konstatuar se rikuperimi i tij nga lëndimi nuk do të jetë i mundur në kohë për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Austrisë. Përkundër angazhimit maksimal të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje”, ka njoftuar FFK-ja të martën.

“Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu. Ai do t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Avdullahu e Hajdari janë dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës. Janë startues të rregullt. Të dy luajnë për Hoffenheimin në Bundesligë, së bashku me Fisnik Asllanin.

[#Albian Hajdari](https://www.koha.net/tag/albian-hajdari) [#Leon Avdullahu](https://www.koha.net/tag/leon-avdullahu)

Artikuj të ngjashëm

- [![Goditja e radhës, Hajdari pëson tjetër lëndim](https://resources.koha.net/images/2026/October/14/843d5e56-d8f6-4385-9b49-fdf2b5243bf0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 tet 2026 Goditja e radhës, Hajdari pëson tjetër lëndim](https://www.koha.net/futboll/shtyhet-kthimi-i-hajdarit-ne-fushe-peson-tjeter-lendim)
- [![Hajdari në dyshim për ndeshjen ndaj Hamburgut](https://resources.koha.net/images/2026/October/08/d1e510eb-e815-4ce1-b40f-cf813447ab18.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 tet 2026 Hajdari në dyshim për ndeshjen ndaj Hamburgut](https://www.koha.net/futboll/hajdari-ne-dyshim-per-ndeshjen-ndaj-hamburgut)
- [![Avdullahu në listë për ndeshjen ndaj Izraelit](https://resources.koha.net/images/2026/October/01/557af511-8971-4ac2-8ecb-f8cbbc04954d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 tet 2026 Avdullahu në listë për ndeshjen ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/avdullahu-ne-liste-per-ndeshjen-ndaj-izraelit)
- [![Reagim emocional i Albian Hajdarit](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/799547a5-43f1-466c-914c-a06f3a02d22a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 sht 2026 Reagim emocional i Albian Hajdarit](https://www.koha.net/futboll/reagim-emocional-i-albian-hajdarit)
- [![FFK-ja zbulon arsyen e mungesës së Hajdarit](https://resources.koha.net/images/2026/September/27/64e1d79b-1bac-4e8c-96e8-7f29f74afaed.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 sht 2026 FFK-ja zbulon arsyen e mungesës së Hajdarit](https://www.koha.net/futboll/ffk-ja-zbulon-arsyen-e-mungeses-se-hajdarit)

[Botë.]() [Ndërprerja globale e Microsoftit prek kompani dhe institucione qeveritare në mbarë botën](https://www.koha.net/bote/nderprerja-globale-e-microsoftit-prek-kompani-dhe-institucione-qeveritare-ne-mbare-boten)

[Futboll.]() [Pio Esposito vazhdon serinë impresive me Italinë](https://www.koha.net/futboll/pio-esposito-vazhdon-serine-impresive-me-italine)

[Futboll.]() [Upamecano largohet nga Franca për arsye personale](https://www.koha.net/futboll/upamecano-largohet-nga-franca-per-arsye-personale)

[Showbiz.]() [Rosalía triumfon në “Latin Grammy” 2026, fiton çmimin “Albumi i vitit”](https://www.koha.net/showbiz/rosalia-triumfon-ne-latin-grammy-2026-fiton-cmimin-albumi-i-vitit)

[Futboll.]() [Shqipëria në pozitë të mirë për kthim në Ligën B](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-ne-pozite-te-mire-per-kthim-ne-ligen-b)

[Arbëri.]() [Mungon prokurori, dështon seanca ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual](https://www.koha.net/arberi/mungon-prokurori-deshton-seanca-ndaj-profesorit-xhevat-krasniqi-i-akuzuar-per-ngacmim-seksual)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Konfirmohet mungesa e Hajdarit, lirohet edhe Avdullahu","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/hajdari-sluan-ne-dy-ndeshjet-e-radhes-avdullahu-largohet-perkohesisht","datePublished":"2026-09-29T10:41:00+02:00","dateModified":"2026-09-29T10:45:56+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":249,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qendërmbrojtësi Albian Hajdari s’do të paraqitet te Kosova as në ndeshjet ndaj Izraelit e Austrisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Është bërë e di","url":"https://www.koha.net/futboll/hajdari-sluan-ne-dy-ndeshjet-e-radhes-avdullahu-largohet-perkohesisht","keywords":"Albian Hajdari, Leon Avdullahu","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/29/52d48563-d68a-4f4a-856b-d177829e28e5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
