TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Haaland: Ben asla ofsayt pozisyonunda olmam.

Haaland

Sulmuesi Erling Haaland ka folur për golin e fitores në derbin ndaj Manchester Unitedit. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi nga një pozitë për të cilën u bë bujë e madhe në Angli. Goli i tij u pranua nga VAR-i, por pas ndeshjes ka pasur shumë polemika. Haalandi ka folur për këtë dhe ka thënë se ai “nuk rri asnjëherë në pozitë jashtë loje”. 

“Në kushte normale nuk dal në pozitë jashtë loje. Bisedova me gjyqtarin, ai e mori personale dhe mendoi se goli ishte pozitë jashtë loje. Trajneri më dha sinjalin se goli është i rregullt dhe u përgatita për festë. Unë e pash devijimin e topit”, theksoi për “Viaplay” sulmuesi norvegjez. 

Ai ka treguar edhe se si arrin që të mos jetë shpesh në pozitë jashtë loje. 

“Është diçka për të cilën kam punuar qëkur isha 13-vjeçar në Bryne dhe ende luaj në atë mënyrë. Vetëm se tani jam më i shpejtë, më i mirë. E vërteta është se unë pothuajse asnjëherë nuk jam në pozitë jashtë loje”, është shprehur Haaland.