TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Guardiola, Manchester City'yi savunuyor.

Pep Guardiola

Fotoğraf: Associated Press

Ish-trajneri Pep Guardiola i ka dalë në përkrahje pronarëve të Manchester Cityt dhe zyrtarëve të tjerë, pasi klubi u shpall fajtor për të gjitha akuzat e thyerjes së rregullave financiare të Premier Leagues. 
Guardiola ka thënë se do të jetë “përherë” prapa klubit. 

Një komision i pavarur konstatoi se City ka lidhur “kontrata fiktive” me disa partnerë komercialë si pjesë e skemës për të fshehur financime sekrete të më shumë se 970 milionë eurove, ka shkruar “BBC” të mërkurën.  

Liga konfirmoi se City është shpallur fajtor për të gjitha akuzat që lidheshin me thyerjen e rregullave financiare prej edicionit 2009/10 deri në atë 2017/18, si dhe për të gjitha akuzat, përveç njërës, që lidhen me mosbashkëpunim në hetim. 

Klubi vazhdon të mohojë se ka bërë shkelje, kurse ka kohë deri më 2 tetor për ta apeluar vendimin. 
Guardiola e mori drejtimin e Cityt në korrik të vitit 2016, ndërsa u largua në verën e këtij viti. 

“Dua që çdo tifoz i Manchester Cityt në gjithë botën ta dijë se jam këtu, më shumë se çdo herë”, shkroi spanjolli në rrjetet sociale. 

“Jam, kam qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jem prapa klubit, pronarëve, kryetarit, Ferran Sorrianos, lojtarëve, stafit, trajnerit Enzo Maresca dhe jush, prapa tifozëve tanë të veçantë. Më lejoni të jem i qartë: do ta kalojmë këtë së bashku. Ju dua të gjithëve”. 

Gjatë dekadës së Guardiolas në krye të Manchester Cityt, klubi i fitoi gjashtë tituj të Premier Leagues, përfshirë rekordin prej katër titujve rresht. Ai e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, tre trofe të Kupës FA dhe pesë Kupa të Ligës.

Pak para se të largohej, Guardiola foli për akuzat kundër Cityt, në nëntor të vitit 2024. Ka thënë se “do të jetë këtu” edhe nëse klubi do të largohej nga liga. 

Kryetari i Cityt, Khaldoon Al Mubarak, ka thënë në një komunikatë të shtunën se klubi ka ende besim për ta vërtetuar pafajësinë, ndërsa shefi ekzekutiv, Ferran Soriano, u tha të martën stafit dhe lojtarëve se “prova të pakundërshtueshme” janë “injoruar” nga komisioni. 

Klubi i cili është në pronësi të “Abu Dhabi United Group” ka thënë se “është i zhgënjyer dhe i befausar” nga vendimi fajësues. 

Manchester City i shpenzoi 1.4 miliardë euro në lojtarë të rinj në afatet kalimtare, prej verës së vitit 2009 deri në janar të vitit 2018. 

Gjatë kësaj kohe, klubi i fitoi shtatë trofe, ndërsa nuk kishte fituar trofe të rëndësishëm prej vitit 1970. 
Gjatë kësaj periudhe Manchester City ka blerë plot 45 lojtarë.