TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Jota'nın karısı, yanıt alamayan mesajlardan bahsediyor.

Diogo Jota

Më 3 korrik 2025, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, vdiqën në një aksident trafiku në Zamora të Spanjës. Vëllezërit kishin marrë një makinë Lamborghini, dhe të gjitha detajet i ka dhënë në biografinë “Përgjithmonë në zemrat tona”, e veja e tij, Rute Cardoso. 

“Ishte befasuese. Ndryshe nga lojtarët e tjerë që pëlqejnë makina luksoze, bizhuteri e ora, Diogo ishte ndryshe”, ka thënë Cardoso. 

Ajo e kujton natën e vdekjes së tij. I vuri në gjum tre fëmijët dhe më pas i tha lamtumirë Jotas dhe vëllait të tij. Ka treguar se i kishte shkruar menjëherë Diogos pasi ata dolën nga shtëpia. 

“Paçi udhëtim të mirë dhe kujdes rrugës”, ka thënë Cardoso se i ka shkruar Diogos, i cili ia kishte kthyer mesazhin me një buzëqeshje. Ishte mesazhi i fundit të cilin Diogo e lexoi. 

Në të njëjtën natë, fotografi i dasmës e kishte kontaktuar Cardoson dhe i kishte dërguar asaj videon e dasmës. Cardoso dëshironte ta ndante atë me Jotan dhe i dërgoi një tjetër mesazh. 

“Nëse ke kohë të lirë, e kam një video të cilën dua të ta tregoj”. 

Mesazhi kishte shkuar, por Jota nuk e lexoi asnjëherë. 

Por kur kishte kaluar kohë e gjatë dhe pa ndonjë shenjë nga vëllezërit, nisi shqetësimi. Cardoso i kishte pranuar informatat e policisë nga xhaxhai i tyre, Vitori, që ishte shofer kamioni. Aty ajo mësoi për aksidentin fatal të burrit të saj. Gjatë parakalimit kishte shpërthyer njëra gomë dhe makina kishte dalë jashtë rrugës, ndërsa ishte kapluar nga zjarri. Jota dhe Silva nuk arritën të dilnin nga aty. 

Dy ditë pas aksidentit tragjik, vëllezërit u varrosën në Gondomar, afër Portos.