TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

FFK, Sylejman Havoll'un vefatı nedeniyle başsağlığı dileklerini iletir.

Sylejman Havolli

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-futbollistit dhe gjyqtarit, Sylejman Havolli.

Havolli ishte futbollist i Flamurtarit dhe njëri prej gjyqtarëve që i shërbeu futbollit të Kosovës në një prej periudhave të vështira në histori. 

“Kontributi i Sylejman Havollit, fillimisht si futbollist e më pas si gjyqtar, do të mbetet pjesë e kujtesës së futbollit të Kosovës dhe gjeneratës që punoi me vendosmëri për ta mbajtur gjallë sportin në vitet më të vështira. I përjetshëm qoftë kujtimi për Sylejman Havollin”, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës.