Feronikeli 74 i rikthyer në elitën e futbollit kosovar, ka transferuar të enjten një qendërmbrojtës.
Skuadra e Superligës së Kosovës e ka zyrtarizuar mbrojtësin 26-vjeçar, Jorginho Soares.
“Mbrojtësi 26-vjeçar, i gjatë 1.94m, vjen për ta përforcuar repartin defensiv të skuadrës sonë. Soares ka qenë pjesë e Telstar, Terrassa FC, FC Emmen dhe PFC Montana, ndërsa tash vjen për ta veshur fanellën tonë”, ka shkruar skuadra nga Drenasi.