Fenerbahçe ka bërë kërkesë të mërkurën në Federatën e Futbollit të Turqisë që Vedat Muriqi të njihet si lojtar vendor, ka raportuar gazetari turk, Serçan Hamzaoglu.
Lajmi i gazetarit turk është shpërndarë më vonë nga disa mediume turke.
Sipas raportimeve, vendimi për Muriqin, i cili ka shtetësi turke prej 12 vjetësh, do të merret shumë shpejtë.
Nëse kërkesa e Fenerit aprovohet, Muriqi do të hapte rrugë për një tjetër lojtar të huaj.
“Është bërë një kërkesë që Vedat Muriqi të luajë me statusin e lojtarit vendas. Nëse vjen një përgjigje pozitive, mund të bëhen ndryshime në planifikim”, shkruan gazetari turk.
Muriqi të martën mbrëma debutoi te Fenerbahçe, pas rikthimit.
Ayrıca
"AS": Acı ve tatlı lezzetin vücut bulmuş hali olan Muriqi
Luajti nga minuta e 77-të për Fenerin ndaj Sturm Grazit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Muriqi e nisi karrierën në Kosovë te Liria. Është i lindur në Prizren. Më pas luajti për Teutën e Durrësit dhe Besën e Kavajës, përpara se në vitin 2014 t’i bashkohej Giresunsporit turk. Në Turqi luajti edhe për Gençlerbirligin dhe Rizesporin, kurse një edicion ishte te Fenerbahçe.