TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Alman Federasyonu Memet hakkında yazıyor.

Ereleta Memeti

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka paraqitur disa fakte rreth paraqitjes së kapitenes së Kosovës, Erëleta Memeti, me fanellën e Eintracht Frankfurtit.

Në faqen e DFB-së bëhet e ditur se Memeti dhe Laura Freigang janë “dyshja më e mirë e Frankfurtit.

“Mbrojtësja e majtë Nina Luhrben dhe sulmuesja Erëleta Memeti kontribuuan me nga një gol dhe një asistim në fitoren e Frankfurtit 4:2 ndaj Hoffenheimit. Për Memetin, kapitenen e ekipit kombëtar të Kosovës, ky ishte goli i parë, por tashmë asistimi i pestë. Kjo do të thotë se ajo ishte e përfshirë drejtpërdrejt në gjashtë nga tetë golat e Frankfurtit. Ndër të tjera, Memeti asistoi të katër golat e kapitenes Laura Freigang", shkruan Federata e Futbollit e Gjermanisë të martën.

Eintracht Frankfurti është në vendin e tretë me dhjetë pikë.