TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Dembele zbulon favoritin e tij për “Topin e Artë”

Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka bërë një zgjedhje kur është pyetur se cili futbollist e meriton më së shumti ta fitojë “Topin e Artë”.

Dembele ka zgjedhur bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Khvicha Kvaratskhelian.

Megjithatë, Dembele ka insistuar se nuk është i fokusuar te fitimi i një tjetër çmimi individual. Ylli i Francës është fituesi aktual i çmimit kryesor individual në futboll.

Sulmuesi i Parisit e ka vendosur Kvaratskhelian në vendin e parë, ndërsa në top-treshen e tij janë edhe sulmuesi anglez, Harry Kane, dhe ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe.

29-vjeçari Dembele ka komentuar edhe kritikat e vazhdueshme që i bëhen atij.

“Nuk më intereson kur më kritikojnë, kjo është pjesë e lojës. Në futboll gjithmonë do të ketë kritika, ndërsa ato shtohen edhe më shumë kur je fitues i Topit të Artë. Duhet të jesh gjithmonë i fortë. Duhet të paraqitesh mirë në çdo ndeshje, përndryshe të gjithë do të fillojnë të flasin për ty dhe të të kritikojnë. Është paksa qesharake, por kjo nuk ndryshon asgjë, kritikat do të jenë gjithmonë aty”, ka thënë Dembele.