TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

De la Fuente: Ballon d'Or ödülü bir İspanyol'a verilmeli.

de la Fuente

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka kërkuar që Topi i Artë të fitohet nga një futbollist spanjoll.

Në një intervistë për “El Larguero”, De la Fuente ka thënë se futbollistët spanjollë meritojnë çmimin kryesor individual. 

De la Fuente ka folur edhe për sulmuesin e Barçës, Lamine Yamal, i cili së fundmi ka deklaruar se e sheh veten në të njëjtin nivel me Kylian Mbappen e Real Madridit.

Sipas De la Fuentes, Yamal dhe Mbappe janë dy prej futbollistëve që mund ta përcaktojnë futbollin në vitet e ardhshme.

“Unë mendoj se një spanjoll duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’. Futbollistët spanjollë kanë bërë më shumë se mjaftueshëm për ta merituar çmimin kryesor individual. Mendoj se Lamine e thotë këtë thjesht sepse ka bërë mjaftueshëm për ta merituar, njësoj si Mbappe. Janë dy lojtarë me një stil të veçantë dhe që në vitet e ardhshme, duke respektuar edhe të tjerët, do ta lënë gjurmën e tyre në futboll”, ka thënë 65-vjeçari. 

Përzgjedhësi i Spanjës ka përmendur edhe emra të tjerë që meritojnë më shumë vëmendje në garën për “Topin e Artë”. 

Ai ka veçuar edhe mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz.

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më 26 tetor.