---
description: Manchester City e mirëpret të enjten mbrëma në “Etihad Stadium” një fytyrë të njohur, për ndeshjen e parë të kampanjës së re të Ligës së Kampionëve. City nga or
title: De Bruyne kthehet në “Etihad” për përballjen me Cityn
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/17/383f7768-d285-433e-b81b-47b6f65dc6c8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# De Bruyne kthehet në “Etihad” për përballjen me Cityn

![Kevin De Bruyne](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/383f7768-d285-433e-b81b-47b6f65dc6c8.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 shtator 2025 09:16
- Shpërndaje në:

- 18 shtator 2025 09:16
- Shpërndaje në:

Manchester City e mirëpret të enjten mbrëma në “Etihad Stadium” një fytyrë të njohur, për ndeshjen e parë të kampanjës së re të Ligës së Kampionëve. 

City nga ora 21:00 luan ndaj Napolit, që në radhët e veta e ka edhe Kevin de Bruynen. 

Përderisa trajneri i Cityt, Pep Guardiola, qau kur mesfushori belg e luajti ndeshjen e fundit për ekipin anglez në sezonin e kaluar, tekniku spanjoll ka thënë se do të kënaqet me rikthimin e De Bruynes të enjten. 

De Bruyne i fitoi 19 trofe gjatë periudhës 10-vjeçare te City, ndërsa u largua në verë në drejtim të Napolit. 

Pavarësisht se e mban tani veshur fanellën e kaltër të Napolit, “Mbreti Kev” mbetet figurë e dashur në “Etihad”. 

[Edhe ![City fiton ndaj Napolit në ndeshjen emocionuese të De Bruynes](https://resources.koha.net/images/2025/September/18/1a5c5d48-b453-4b4c-b933-857f2ba982fb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 sht 2025 City fiton ndaj Napolit në ndeshjen emocionuese të De Bruynes](https://www.koha.net/futboll/napoli-mbetet-me-nje-futbollist-me-pak)

Guardiola nuk është i befasuar për ambientimin e suksesshëm të De Bruynet në ekipin italian që drejtohet nga Antonio Conte. Ylli belg shënoi dy gola në tri ndeshje për Napolin. 

“Natyrisht, është mirë që ai kthehet. Lojtarët e këtij niveli përshtaten shpejt dhe nuk u duhet shumë kohë për ambientim”, ka thënë Guardiola. 

Manchester City në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve u eliminua nga Real Madridi në plejofin e fazës nokaut. 

Guardiola ka thënë se edhe pse ekipi i tij nuk konsiderohet favorit këtë edicion, do t’i qaset fazës së ligës me optimizëm. 

“Vetëm po kënaqemi me momentin. Jemi të lumtur që jemi në këtë rrugë, ku kemi qenë më parë. Jemi të fokusuar për ndeshjen, për mënyrën e lojës dhe për nisjen e kampanjës në mënyrën më të mirë”, ka thënë Guardiola. “Nëse e nis me rezultat të keq, mund të jetë vështirë”. 

City mund të mbështetet në eksperiencën evropiane të portierit Gianluigi Donnarumma, i cili ishte lojtar kyç në triumfin e Paris Saint-Germainit në sezonin e kaluar. 

“Mund të them se në dekadën e fundit kemi pasur portierë të jashtëzakonshëm”, ka vazhduar Guardiola. “Por Gigi, në këtë moshë, vetëm 26-vjeçar, mund të luajë për ne edhe për shumë vjet dhe është portier i klasës botërore”. 

Me kthimin emocional të De Bruynes dhe me të dyja ekipet që synojnë nisje pozitive, përballja e së enjtes premton futboll cilësor në “Etihad”. 

[Edhe ![De Bruyne pajtohet që të transferohet te Napoli](https://resources.koha.net/images/2025/May/08/ba07082d-35c0-4c8d-9bff-5fc44a75ff49.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 maj 2025 De Bruyne pajtohet që të transferohet te Napoli](https://www.koha.net/futboll/de-bruyne-pajtohet-qe-te-transferohet-te-napoli)

Manchester City e ka humbur vetëm njërën prej nëntë ndeshjeve të fundit në garat e UEFA-s në shtëpi ndaj ekipeve italiane. Në edicionin 2024/25 e nisi fazën e ligës me barazim 0:0 ndaj Interit.   
Ndërkohë, Napoli është pa fitore në dhjetë ndeshjet e fundit në udhëtim në Evropë ndaj ekipeve angleze. 

Të enjten luhen edhe disa ndeshje të forta të xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.   
Newcastle e pret Barcelonën, Club Brugge luan ndaj Monacos, Copenhageni kundër Bayer Leverkusenit, Eintracht Frankfurti ndaj Galatasarayt dhe Sportingu ballafaqohet me Kairat Alamtyn. 

Ndeshjet Club Brugge – Monaco dhe Copenhagen – Leverkusen nisin në orën 18:45, ndërsa të tjerat nga ora 21:00. 

Barcelonës do t’i mungojë Lamine Yamal, për shkak të një lëndimi muskulor. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën, kur Barcelona e publikoi listën e futbollistëve që do të udhëtojnë në Angli, për ndeshjen që luhet në “St James’ Park”. 

Yamali u lëndua sa ishte në detyrë me Spanjën. Ai nuk luajti në fitoren e thellë ndaj Valencias në fundjavë. Për lëndimin e tij, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pasur kritika për udhëheqësit e Përfaqësueses së Spanjës. Flick ka thënë se Yamali nuk është trajtuar siç duhet. 

Barcelonës i mungojnë edhe Alejandro Balde dhe Gavi, bashkë me Marc-Andre ter Stegenin.   
Barcelona në sezonin e kaluar ishte gjysmëfinaliste e Ligës së Kampionëve. 

Xhiroja e parë e Championsit nisi të martën dhe zhvillohet përgjatë tri ditëve. Xhirot e tjera zhvillohen vetëm të martën e të mërkurën.

[Edhe ![Statujë dhe lot nga Guardiola – lamtumira emocionale e De Bruynes](https://resources.koha.net/images/2025/May/21/51a2da3b-96f0-4a5b-b882-9dd589ceb85c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 21 maj 2025 Statujë dhe lot nga Guardiola – lamtumira emocionale e De Bruynes](https://www.koha.net/futboll/statuje-dhe-lot-nga-guardiola-lamtumira-emocionale-e-de-bruynes)

 

 

[#Manchester City](https://www.koha.net/tag/manchester-city) [#LIGA E KAMPIONEVE](https://www.koha.net/tag/liga-e-kampioneve) [#UEFA Champions League](https://www.koha.net/tag/uefa-champions-league) [#Kevin De Bruyne](https://www.koha.net/tag/kevin-de-bruyne) [#napoli](https://www.koha.net/tag/napoli)

Artikuj të ngjashëm

- [![De Bruyne do të jetë startues ndaj Arsenalit](https://resources.koha.net/images/2026/September/07/173013e8-7a3a-4ae9-b788-fb876c26b717.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 7 sht 2026 De Bruyne do të jetë startues ndaj Arsenalit](https://www.koha.net/futboll/de-bruyne-do-te-jete-startues-ndaj-arsenalit)
- [![De Bruyne i gatshëm për ta udhëhequr Belgjikën në Botërorin e fundit](https://resources.koha.net/images/2026/June/15/d8d6e5df-e325-4545-8732-fc397d611815.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 15 qer 2026 De Bruyne i gatshëm për ta udhëhequr Belgjikën në Botërorin e fundit](https://www.koha.net/boterori-2026/de-bruyne-i-gatshem-per-ta-udhehequr-belgjiken-ne-boterorin-e-fundit)

[Botë.]() [Marrëveshja me Rusinë rikthen përplasjen Trump-Zelensky](https://www.koha.net/bote/marreveshja-me-rusine-rikthen-perplasjen-trump-zelensky)

[Botë.]() [India arreston mijëra “buburreca”](https://www.koha.net/bote/india-arreston-mijera-buburreca)

[Showbiz.]() [Sekretet e Facebookut dalin në dritë me “The Social Reckoning”](https://www.koha.net/showbiz/sekretet-e-facebookut-dalin-ne-drite-me-the-social-reckoning)

[Arbëri.]() [Rama: Misioni i radhës, të bëhem kryeministër](https://www.koha.net/arberi/rama-misioni-i-radhes-te-behem-kryeminister)

[Showbiz.]() [Spiunazh, pushtet dhe sekrete në serialin “Black Doves 2”](https://www.koha.net/showbiz/spiunazh-pushtet-dhe-sekrete-ne-serialin-black-doves-2)

[Futboll.]() [Supergoli i talentit Ahmeti në Kroaci](https://www.koha.net/futboll/supergoli-i-talentit-ahmeti-ne-kroaci)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"De Bruyne kthehet në “Etihad” për përballjen me Cityn","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/de-bruyne-kthehet-ne-etihad-per-perballjen-me-cityn","datePublished":"2025-09-18T09:16:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:03+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":704,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Manchester City e mirëpret të enjten mbrëma në “Etihad Stadium” një fytyrë të njohur, për ndeshjen e parë të kampanjës së re të Ligës së Kampionëve. City nga or","url":"https://www.koha.net/futboll/de-bruyne-kthehet-ne-etihad-per-perballjen-me-cityn","keywords":"Manchester City, LIGA E KAMPIONEVE, UEFA Champions League, Kevin De Bruyne, napoli","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/17/383f7768-d285-433e-b81b-47b6f65dc6c8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
