TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Dalipi, İsviçre turunun en güzel noktası.

Lutfi Dalipi

Futbollisti ofensiv i Vaduzit, Lutfi Dalipi, është shpallur lojtari më i mirë i javës së shtatë të Superligës së Zvicrës.

Dalipi të shtunën regjistroi një gol dhe dy asistime në fitoren 3:1 të Vaduzit ndaj Lausannes. 

20-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka plot shtatë asistime pas shtatë ndeshjesh.

Skuadra nga Lihtenshtajni që luan në elitën helvetike, ka 16 gola. Dalipi është përfshirë drejtpërdrejt në 10 prej tyre, që është rekord.

“Lojtari i FC Vaduz është bërë futbollisti i parë i moshës 20 vjeç ose më pak që arrin kuotën e 10 pikëve, 3 gola dhe 7 asistime në 7 ndeshjet e para gjatë një edicioni të Superligës”, shkruan të mërkurën faqja e Ligës Zvicerane të Futbollit (SFL). 

Dalipi është i huazuar te Vaduzi për këtë edicion nga klubi tjetër elitar i Zvicrës, Young Boys.

Me Young Boysin ka kontratë deri në vitin 2030.

Dalipi që ka gjashtë paraqitjet për Zvicrën U20, së fundmi është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe mund të vendosë për kuqezinjtë. Por mund të luajë edhe për Kosovën, e ndoshta edhe për Portugalinë. 

Portekiz'deki rekabet çok büyük. İsviçre'de de durum aynı ve Dalipi'nin gelecekte Arnavutluk veya Kosova için oynama olasılığı yüksek.