Për fat të mirë, tregimi kishte fund të lumtur. Pavarësisht se kishte shumë dyshime te Barcelona, Lionel Messi e ndryshoi historinë e Barcelonës.
Më shumë se dy dekada më vonë, gazetari francez i “France Football”, Florent Torchut, ka publikuar tri raporte të Akademisë “La Masia”, para se Messi të transferohej në Barcelonë.
Ai u transferua në Barcelonë si 13-vjeçar.
Por, para se të kompletohej transferimi, në “La Masia” pati mendime të ndryshme.
“Për moshën që ka, ai është lojtar teknikisht i kompletuar. Ka vizion, shkathtësi, inteligjencë, aftësi për të dribluar dhe gjuajtje të fuqishme. Shumë i mirë në zonën e penalltisë. Dobësia e vetme është gjatësia dhe aspekti fizik. Lojtar shumë i mirë”, shkruhej në raportin e parë.
Në raportin e dytë kishte pesimizëm nëse ai mund të arrinte diçka pas disa vjetësh. Kishte dyshime nëse ai duhej të transferohej.
“Aftësi të padiskutueshme, por kufizimi fizik i tij (142 cm) është tepër i madh dhe mund ta pengojë atë. Edhe nëse zgjatet, me 150 cm, do të jetë shumë e vështirë të luajë në ligën elitare të kadetëve. NUK MENDOJ SE DUHET TË TRANSFEROHET. Përcilleni zhvillimin e tij dhe provojeni sërish brenda pak vjetësh”, thotë raporti i dytë.
Por, raporti i tretë ishte vendimtar në transferimin e Messit.
“Në një mënyrë, ai është Maradona i ri. Do ta transferoja. Ai ka kaq shumë për të ofruar. Do të shohim se si do të zhvillohet”, shkruan në raportin e tretë.



Messi përfundoi duke i luajtur 778 ndeshje zyrtare për Barcelonën. I shënoi 672 gola dhe i fitoi 35 tituj. Ai u transferua te Barcelona nga Rosario në moshën 13-vjeçare. Më pas u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit dhe njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.