---
description: Mediumet më të mëdha botërore kanë shkruar për Kosovën në prag të ndeshjes historike të futbollit me Turqinë.Në orën 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë a
title: Bota shkruan për historinë që mund ta shkruajë Kosova
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/27/ac2ce312-31cb-4dbc-9cd9-efcd5d3cd05b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Bota shkruan për historinë që mund ta shkruajë Kosova

![kosova](https://resources.koha.net/images/2026/March/27/ac2ce312-31cb-4dbc-9cd9-efcd5d3cd05b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 31 mars 2026 08:30
- Shpërndaje në:

- 31 mars 2026 08:30
- Shpërndaje në:

Mediumet më të mëdha botërore kanë shkruar për Kosovën në prag të ndeshjes historike të futbollit me Turqinë.

Në orën 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena vendimtare për kualifikim në Botëror. Skuadra fituese do të shkojë në SHBA, Meksikë e Kanada për Kupën e Botës.

“Kosova në eufori ëndërron historinë e Botërorit”, ka shkruar [BBC](https://www.koha.net/futboll/bbc-kosova-ne-eufori-enderron-historine-e-boterorit).

“Kosova e vogël në prag të historisë së Kupës së Botës, para ndeshjes finale kualifikuese ndaj Turqisë”, ka shkruar agjencia “ [Reuters](https://www.reuters.com/sports/soccer/tiny-kosovo-verge-world-cup-history-ahead-final-qualifying-game-against-turkey-2026-03-30/)”.

Edhe në Itali kanë shkruar për shtetin e vogël që ëndërron Botërorin. “Kosova për historinë, vendi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali”, ka shkruar “ [Corriere della Sport](https://www.corrieredellosport.it/news/calcio/mondiali-2026/2026/03/30-147642714/kosovo_per_la_storia_la_piccola_nazione_sogna_il_mondiale_da_muric_a_zhegrova_quanta_italia_?fbclid=IwY2xjawQ4RipleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFnUzU3cmpyc2VpVGJtQWlYc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHuS2Mys4oVF9a_vZ4PU8H6rlMlB_JwLtuNVnaeGIXOPJkDlw__oh3lcUGXwj_aem_DZPa7jWRvfvuCdoF_4Caxg)”.

“The Guardian” ka shkruar se “çdo gjë është e mundshme për Kosovën”.  
Ndërkohë titulli i një komenti të Alex Torres për mediumin spanjoll “AS”, është: “Ndeshja që Fadil Vokrri është dashur ta shikonte”.

Sipas autorit, asgjë që Kosova ka arritur nuk do të ishte e mundur pa ish-presidentin e federatës, legjendën Vokrri. Torres ka shkruar për përvojën personale që kishte me Vokrrin e ndjerë, për planet dhe synimet e tij.

[Edhe ![Mediumet e huaja i japin jehonë finales në Prishtinë](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/a7e3423f-f63d-479f-ac5e-ced2a5e7eaaa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 30 mar 2026 Mediumet e huaja i japin jehonë finales në Prishtinë](https://www.koha.net/futboll/mediumet-e-huaja-i-japin-jehone-finales-ne-prishtine)

“Nesër Kosova përballet me Turqinë duke e ditur që fitorja ia siguron vendin në Kupën e Botës. Do të luajë në stadiumin që e mban emrin e Fadil Vokrrit. Është e trishtueshme dhe e padrejtë që ai nuk do të jetë aty për ta parë, por kujtimi i tij do të jetë i gjallë në mendjen e spektatorëve. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa të”, shkruan në artikullin e “AS”.

Revista gjermane “Kicker” ka shkruar ndër të tjera për bonusin që është premtuar nga Qeveria e Kosovës në rast të kualifikimit në Botëror. 1 milion janë premtuar për fitore në finale, por “edhe më shumë”.

Ndërkohë mediumet e fuqishme turke kanë dërguar ekipet e gazetarëve në Kosovë. Ato po e përcjellin në çdo hap përfaqësuesen turke, por edhe Kosovën. 

[Lexo përditësimet tjera![Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/March/31/ea4d6380-c12d-4aeb-8f00-2201281ff63e.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Shuhet ëndrra, eliminim me nder i Kosovës</h4>Një prekje e lehtë e Kerim Akturkoglut doli të jetë goditje e rëndë për Kosovën. Goditje...](https://www.koha.net/futboll/finalja-per-histori-kosova-eshte-gati)

[#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#turqia](https://www.koha.net/tag/turqia) [#Botërori 2026](https://www.koha.net/tag/boterori-2026)

Artikuj të ngjashëm

- [![Festë e entuziazëm para ndeshjes që siguron Botërorin](https://resources.koha.net/images/2026/March/31/c9c31b57-07c5-4838-9199-f5452c1270f0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 31 mar 2026 Festë e entuziazëm para ndeshjes që siguron Botërorin](https://www.koha.net/futboll/feste-e-entuziazem-para-ndeshjes-qe-siguron-boterorin)
- [![Finalja për histori - Kosova është gati](https://resources.koha.net/images/2026/March/26/ee62ba30-f206-4e3a-93fd-e40d3a0cc966.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 31 mar 2026 Finalja për histori - Kosova është gati](https://www.koha.net/futboll/finalja-per-histori-kosova-eshte-gati-1)
- [![Futbollistët e Turqisë arrijnë në “Fadil Vokrri”, priten nga dhjetëra shikues](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/72179b56-ae93-4c89-a432-0a758899a968.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 30 mar 2026 Futbollistët e Turqisë arrijnë në “Fadil Vokrri”, priten nga dhjetëra shikues](https://www.koha.net/futboll/futbollistet-e-turqise-arrijne-ne-fadil-vokrri-priten-nga-dhjetera-shikues)
- [![Izraeli e respekton Kosovën, por synon fitore në “Fadil Vokrri”](https://resources.koha.net/images/2026/November/13/42f954f0-d35a-4166-bfd8-5355315380e0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 13 nën 2026 Izraeli e respekton Kosovën, por synon fitore në “Fadil Vokrri”](https://www.koha.net/futboll/izraeli-e-respekton-kosoven-por-synon-fitore-ne-fadil-vokrri)

[Kulturë.]() [Filharmonia rikthen Tchaikovskyn me një prej kryeveprave të romanizmit](https://www.koha.net/kulture/filharmonia-rikthen-tchaikovskyn-me-nje-prej-kryeveprave-te-romanizmit)

[Futboll.]() [Modriqi barazohet me Messin, a do ta sfidojë rekordin e Ronaldos?](https://www.koha.net/futboll/modriqi-barazohet-me-messin-a-do-ta-sfidoje-rekordin-e-ronaldos)

[Arbëri.]() [Dogana thotë se ka shënuar rritje të të hyrave për 5.7 për qind më shumë se vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/dogana-thote-se-ka-shenuar-rritje-te-te-hyrave-per-57-per-qind-me-shume-se-vitin-e-kaluar)

[Futboll.]() [Nëse kualifikohet në plejof, Kosova mund të përballet me Kroacinë](https://www.koha.net/futboll/nese-kualifikohet-ne-plejof-kosova-mund-te-perballet-me-kroacine)

[Arbëri.]() [Qeveria ndalon tregtimin e energjisë me kompanitë serbe](https://www.koha.net/arberi/qeveria-miraton-ndalimin-e-tregtimit-te-energjise-me-kompanite-serbe)

[Futboll.]() [Te Spanja janë krenarë për serinë e pabesueshme](https://www.koha.net/futboll/te-spanja-jane-krenare-per-serine-e-pabesueshme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bota shkruan për historinë që mund ta shkruajë Kosova","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/bota-raporton-per-historine-qe-mund-ta-shkruaje-kosova","datePublished":"2026-03-31T08:30:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:20:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":360,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mediumet më të mëdha botërore kanë shkruar për Kosovën në prag të ndeshjes historike të futbollit me Turqinë.Në orën 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë a","url":"https://www.koha.net/futboll/bota-raporton-per-historine-qe-mund-ta-shkruaje-kosova","keywords":"Kosova, turqia, Botërori 2026","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/27/ac2ce312-31cb-4dbc-9cd9-efcd5d3cd05b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
