TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Birmingham City bën ofertë për sulmuesin e Shqipërisë

Eniş Mehmeti

Birmingham City ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Ipswich Townit për sulmuesin e Shqipërisë, Anis Mehmetin. 

Birmingham City bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez. 

Lajmin e ka bërë të ditur të premten “BBC”. 

Te Birmingham City besojnë se marrëveshja me Mehmetin mund të arrihet së shpejti. 

Ipswich Towni tashmë do të marrë një vendim të rëndësishëm: nëse do ta lejojë largimin e Anis Mehmetit apo do ta mbajë reprezentuesin e Shqipërisë në skuadër.

25-vjeçari Mehemti pjesë e Ipswich Townit është nga muaji janar kur u transferua nga Bristol City për 3 milionë euro. 

Ipswich Towni u kthye në Premier League pasi edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin në pozitën e dytë me 84 pikë. 

Mesfushori me tipare sulmuese, Mehmeti, me Shqipërinë ka pesë ndeshje të zhvilluara.