TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Barcelona kazanmaya devam ediyor

Lamin Yamal

Barcelona ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit spanjoll. 

Barça të dielën në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas e mposhti Levanten në udhëtim me rezultatin 4:2. 

Xavi Espart e realizoi golin e epërsisë për Barçën në minutën e pestë. 

Barça i dyfishoi shifrat në minutën e 19-të me golin që e shënoi Lamine Yamal. 

Në të dy golat e parë asistimet i bëri Raphinha. 

Yamal shënoi edhe për 3:0 në minutën e 48-të. Spanjolli ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Levante u kthye në lojë në minutën e 79-të. Ivan Romero shënoi për 3:1. 

Nëntë minuta më pas, Roger Brugue, e ngushtoi rezultatin në 2:1. 

Teksa vendësit e kërkonin golin për barazimin e rezultatit, në skenë në minutën e 93-të u shfaq gjermani, Karim Adeyemi, duke realizuar për rezultatin përfundimtar 4:2. 

Për gjigantin katalunjas është fitorja e pestë radhazi. Ka 15 pikë në pozitë e parë.  Levante është në mesin e tabelës me pesë pikë.