Atalanta ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar të Milanit, Ardon Jashari, ka njoftuar të hënën “Calcio Atalanta”.
“Një objektiv i deklaruar, por ende larg realizimit”, shkruan mediumi i afërt me klubin italian, Atalanta.
23-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e vitit të kaluar nga Club Brugge.
Me klubin kuqezi ka kontratë deri në qershor të vitit 2030. Edicionin e kaluar Jashari pati pak hapësire te Milani.
Ai luajti vetëm 14 ndeshje në Serie A dhe kryesisht u paraqit si zëvendësues.
Jashari ende nuk i është bashkuar Milanit në përgatitje pas paraqitjes me Zvicrën në Kupën e Botës.