TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Asllani: Sonucu görürsek, sorun yok.

Fisnik Aslanı

Sulmuesi Fisnik Asllani, ka lënë të kuptohet se te Kosova janë të kënaqur me barazimin ndaj Izraelit. Kosova barazoi 0:0 në Debrecen. 

“Besoj se në fund të shohim rezultatin është në rregull. Kemi pasur disa raste, edhe Izraeli kishte rastet e tij. Kishim të dyja raste. Duhet të rikuperohemi dhe të jemi gati për ndeshjen ndaj Austrisë”, ka thënë Asllani.

Ai ka theksuar se Kosova ka lojtarë që “kanë mentalitetin e fituesit”.

“Ne jemi një ekip me ambicie dhe kemi lojtar që kanë mentalitetin e fituesit. Në futboll nuk është lehtë. Duhet të koncentrohemi për ndeshjen ndaj Austrisë”, është shprehur Asllani.

Asllani ka folur edhe për paraqitjen me Albion Rrahmanin në sulm.

“Për synimin duhet të pyesni trajnerin, ne jemi të gjithë gati dhe kemi treguar gatishmërinë për të përfaqësuar kombëtaren. Është ndjenjë e mirë të luash për kombëtaren. Jemi kuptuar mirë me Albionin. Ndoshta jemi më ndryshe në tipare, por dimë të luajmë me njëri-tjetrin. Edhe në qershor kemi treguar se kemi shkuar mirë bashkë”, thotë sulmuesi i Hoffenheimit.

Ai pret fitore ndaj Austrisë të dielën.

“Duhet të rikuperohemi dhe të japim maksimumin. Synojmë fitoren gjithmonë. Kemi humbur 3:1 në ndeshjen e parë, ndërsa në Prishtinë synojmë të bëjmë lojë të mirë e pastaj të fitojmë”, ka thënë Asllani.

Diğer güncellemeleri okuyun
İsrail-Kosova

Kosova, Debrecen'de bir puan kazandı.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nuk ka arritur të fitojë më shumë se pikë ndaj Izraelit...