TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Asllani doğru yolda, Hoffenheim ondan memnun.

yine de

Fisnik Asllani nuk do të luajë të shtunën për Hoffenheimin në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë ndaj Ezgebirge Aues.

Por Asllani është në rrugën e duhur për kthim në nivelin më të mirë, pasi i dështoi transferimi te RB Leipzigu

“Ai po paraqitet mirë. Ishte një çështje që nuk mund të injorohet dhe që është dashur të kalohet. Dhe ai e ka bërë këtë shumë mirë”, ka thënë trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, të premten në konferencë për shtyp.

Ndeshja ndaj Aues, që fillon në ora 15:30, është e para garuese e Hoffenheimit në edicionin e ri. Te kjo skuadër janë edhe Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

“Ai është absolutisht pjesë e jonë. Ai e ndien këtë dhe e shfaq në secilën seancë stërvitore”, ka shtuar Ilzer për Asllanin.

Ayrıca Hoffenheim teknik direktörü TIME'a konuştu: Kosova üçlüsünün çok daha büyük işler başarma potansiyeli var Futbol Hoffenheim teknik direktörü TIME'a konuştu: Kosova üçlüsünün çok daha büyük işler başarma potansiyeli var

24-vjeçari Asllani shfaqi formë të lartë në edicionin e kaluar të Bundesligës. Gjatë gjithë verës është raportuar për largimin e tij. Por transferimi te Leipzigu dështoi në momentin e fundit. Te kjo skuadër kishin vërejtje për gjendjen shëndetësore të sulmuesit të Kosovës. 

Së fundi “Bild” ka shkruar se Borussia Dortmundi mund të kthejë interesimin për Asllanin. 

Te Hoffenheimi megjithatë llogarisin në sulmuesin.

“Ai ka munguar në disa stërvitje. Është ende në stërvitje rehabilituese dhe nuk do të jetë në dispozicion ndaj Aues. Por po bënë progres shumë të mirë. E ka kaluar mirë situatën edhe në aspektin mendor”, ka shpjeguar Ilzer.

“Natyrisht, ne të gjithë u munduam ta ndihmojmë që ta kaloi shpejt dhe me sukses. Ai po tregon se është mjaftueshëm i pjekur dhe që e njeh biznesin e futbollit shumë mirë. Ai është rifokusuar shpejt në hapat aktualë dhe hapat e ardhshëm”.

Hoffenheimi e luan më 29 gusht ndeshjen e parë në Bundesligë. Mbetet të shihet nëse Asllani do të jetë në përbërje, ose nëse eventualisht do të realizojë ndonjë transferim deri atëherë.

Ayrıca Foda, Kosova'nın Dünya Kupası'na katılabileceğine inanıyor Futbol Foda, Kosova'nın Dünya Kupası'na katılabileceğine inanıyor

Asllani është prej lojtarëve më të rëndësishëm edhe te Kosova. Kthimi në formë i sulmuesit të fuqishëm është i rëndësishëm edhe për “Dardanët” në prag të ndeshjet të vjeshtës në Ligën e Kombeve.