Federata e Futbollit e Argjentinës me sukses ka arritur të negociojë me FIFA-n për t’ua zbutur dënimet e mëdha lojtarëve Leandro Paredes dhe Nahuel Molina.
Dyshja e rëndësishme e argjentinasve pritet të jetë e gatshme për ngjarjet madhore.
Paredes e Molina morën suspendime të rënda e gjoba të mëdha nga FIFA.
Paredes u dënua me 10 ndeshje moslojë, ndërsa Molina me shtatë. Paredes e Molina u gjobitën me nga 77 mijë euro.
Për shkak të përleshjeve pas finales së Kupës së Botës me Spanjën, u dënuan edhe disa lojtarë të tjerë.
Por lojtarëve dhe anëtarëve të tjerë të Argjentinës të përfshirë në përleshje, dënimi do t’u llogaritet edhe në ndeshjet miqësore.
Për këtë arsye, Argjentina do të organizojë ndeshje të shumta miqësore.
“Federata e Futbollit e Argjentinës ka bërë kërkesë në FIFA që dënimet të llogariten në miqësoret e Klasës A dhe në ndeshje zyrtare, cilado që vjen e para. Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka pranuar kërkesën në bazë të rregullave aktuale”, shkruan ndër të tjera në komunikatën e Federatës argjentinase të futbollit.
Argjentina e ka të sigurt kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm, ndërsa ndeshjet zyrtare do të jenë ato të Kupës së Amerikës 2028.
TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
-
28 Ağustos 2026 12:56
-
Şurada paylaş: