---
description: Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar se Kosova nuk e kishte natën e saj të premten në Basel. Kosova humbi 4:0, ndërsa paraqitj
title: "Ademi: Nuk ishte nata jonë, kthehemi fuqishëm"
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/06/480a3db8-701e-450b-aa20-0eeaee61376e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Ademi: Nuk ishte nata jonë, kthehemi fuqishëm

![Përfaqësuesja e Kosovës në futboll](https://resources.koha.net/images/2025/September/06/480a3db8-701e-450b-aa20-0eeaee61376e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 shtator 2025 10:18
- Shpërndaje në:

- 6 shtator 2025 10:18
- Shpërndaje në:

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar se Kosova nuk e kishte natën e saj të premten në Basel. 

Kosova humbi 4:0, ndërsa paraqitja u vlerësua dëshpëruese. Sipas Ademit, ishte vetëm një betejë e humbur e jo fund i rrugës. Ai pret që ekipi të nxjerr mësime nga humbja e rëndë.

“Nuk ishte nata jonë në Bazel. Një humbje e thellë dhe e dhimbshme për Dardanët tanë, që tregon se ende kemi punë përpara dhe se duhet të reagojmë fuqishëm në ndeshjet e ardhshme. Kjo humbje na dhemb të gjithëve, por duhet ta pranojmë se edhe netët si kjo janë pjesë e futbollit. Gjithsesi, kjo është vetëm një betejë e humbur dhe jo fundi i rrugës. Kam besim te këta djelmosha dhe sigurisht se do të nxjerrim mësime dhe do të rikthehemi më të fortë në sfidat që na presin”, ka shkruar Agim Ademi.

Ai ka falënderuar mbështetësit për përkrahjen, ndërsa pret që lojtarët që ndiejnë përkrahjen e tifozëve edhe ndaj Suedisë, të hënën.

“Këta djem kanë ditur të na bëjnë krenarë dhe secili që e njeh futbollin e dinë se ka ngritje dhe ulje. Uroj që rikuperimi i ekipit të jetë i shpejt, pasi përpara kemi sfida të tjera dhe jam i bindur se me punë, disiplinë dhe besim do të arrijmë të rikthehemi fuqishëm. Kombëtarja është e të gjithëve dhe duhet ta mbështesim në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira”, ka shkruar Agim Ademi.

[#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#zvicra - kosova](https://www.koha.net/tag/zvicra-kosova) [#Përfaqësuesja e Kosovës](https://www.koha.net/tag/perfaqesuesja-e-kosoves) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#Botërori 2026](https://www.koha.net/tag/boterori-2026)

Artikuj të ngjashëm

- [![Foda tregon se ku dështoi Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/September/27/5321c0a2-cafa-4366-a08d-921938a0caec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 sht 2026 Foda tregon se ku dështoi Kosova](https://www.koha.net/futboll/foda-austria-shfrytezoi-jashtezakonisht-mire-gabimet-tona)
- [![Zhegrova: Nuk ishte nata jonë](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/1a0bafa1-7aad-491b-bd61-bcfc9a768b61.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 sht 2026 Zhegrova: Nuk ishte nata jonë](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-nuk-ishte-nata-jone)
- [![Ademi: Gjithmonë krenar me gladiatorët dardanë](https://resources.koha.net/images/2025/December/26/b5a79eb7-725b-42b3-b7c0-caea38d2890e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 31 mar 2026 Ademi: Gjithmonë krenar me gladiatorët dardanë](https://www.koha.net/futboll/ademi-gjithmone-krenar-me-gladiatoret-dardane)
- [![Agim Ademi: Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë](https://resources.koha.net/images/2026/March/24/a8535a35-be1a-4182-8f4e-29796ef78c3e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 mar 2026 Agim Ademi: Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë](https://www.koha.net/futboll/agim-ademi-gladiadoret-dardane-treguan-se-kosova-nuk-dorezohet-kurre)
- [![Kryetari Ademi takon tifozët: Uroj për një fitore historike](https://resources.koha.net/images/2026/March/26/156eef70-baeb-4450-ac7e-a44b343749fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 mar 2026 Kryetari Ademi takon tifozët: Uroj për një fitore historike](https://www.koha.net/futboll/kryetari-ademi-takon-tifozet-uroj-per-nje-fitore-historike)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

[Futboll.]() [Galatasaray shkruan për vdekjen e Prekazit: Nuk do të harrojmë kurrë](https://www.koha.net/futboll/galatasaray-shkruan-per-vdekjen-e-prekazit-nuk-do-te-harrojme-kurre)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ademi: Nuk ishte nata jonë, kthehemi fuqishëm","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/ademi-nuk-ishte-nata-jone-kthehemi-fuqishem","datePublished":"2025-09-06T10:18:13+02:00","dateModified":"2026-07-11T06:35:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":283,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar se Kosova nuk e kishte natën e saj të premten në Basel. Kosova humbi 4:0, ndërsa paraqitj","url":"https://www.koha.net/futboll/ademi-nuk-ishte-nata-jone-kthehemi-fuqishem","keywords":"kosova, zvicra - kosova, Përfaqësuesja e Kosovës, futboll, Botërori 2026","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/06/480a3db8-701e-450b-aa20-0eeaee61376e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
