---
description: "- Kjo do të jetë përballja e pestë mes Portugalisë dhe Francës në Kampionatin Evropian. Portugalia ishte e pamposhtur në dy ndeshjet e fundit (fitoi 1:0 në fina"
title: Statistikat për ndeshjen Portugalia – Franca
image: https://resources.koha.net/images/2024/July/04/9df394dd-a06a-4499-8bd0-11229874fe63.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Euro 2024

# Statistikat për ndeshjen Portugalia – Franca

![Cristiano Ronaldo](https://resources.koha.net/images/2024/July/04/9df394dd-a06a-4499-8bd0-11229874fe63.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 5 korrik 2024 09:00
- Shpërndaje në:

- 5 korrik 2024 09:00
- Shpërndaje në:

## Portugalia dhe Franca takohen sot (5 korrik) me fillim prej orës 21:00 në çerekfinale të “Euro 2024”.

\- Kjo do të jetë përballja e pestë mes Portugalisë dhe Francës në Kampionatin Evropian. Portugalia ishte e pamposhtur në dy ndeshjet e fundit (fitoi 1:0 në finalen e vitit 2016, dhe barazoi 2:2 në Euro 2020, në fazën grupore). Franca i ka fituar dy ndeshjet e para dhe në të dyja rastet e ka fituar Evropianin në fund (3:2 fitoi në vitin 1984, dhe 2:1 në vitin 2000).

\- Franca e ka humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit kundër Portugalisë (11 fitore, 2 barazime). Por humbja e vetme nga këto ndeshje ishte në finale të vitit 2016 në Stade de France (1:0).

\- Kjo do të jetë hera e shtatë që Portugalia paraqitet në çerekfinale të Kampionatit Evropian, më shumë se çdo skuadër tjetër që kur ky raund nisi së zbatuari në vitin 1996. Ata kanë avancuar në katër nga gjashtë rastet e fundit. Kanë dështuar ndaj Republikës së Çekisë në vitin 1996 dhe Gjermanisë në vitin 2008.

\- Franca po shikon mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale për herën e katërt në pesë turnetë e fundit madhorë. Një gjë të tillë e ka arritur në “Euro 2016” dhe “Euro 2018”, dhe në Kupën e Botës 2022. Të gjitha ekipet që e kanë eliminuar Francën në çerekfinale kanë fituar trofeun në fund (Italia në vitin 1938 e fitoi Kupën e Botës, Greqia triumfoi në Evropianin e vitit 2004, Spanja në “Euro 2012” dhe Gjermania në Kupën e Botës 2014).  

[#Cristiano Ronaldo](https://www.koha.net/tag/cristiano-ronaldo) [#Euro 2024](https://www.koha.net/tag/euro-2024) [#Franca](https://www.koha.net/tag/franca) [#portugalia](https://www.koha.net/tag/portugalia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Raundi dramatik përfundoi, koha për gjysmëfinalet](https://resources.koha.net/images/2024/July/07/7c7ee57c-4d4b-4e86-9cf8-e45468f08480.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Euro 2024 8 kor 2024 Raundi dramatik përfundoi, koha për gjysmëfinalet](https://www.koha.net/euro-2024/raundi-dramatik-perfundoi-koha-per-gjysmefinalet)
- [![Joao Felix godet shtyllën, Franca në gjysmëfinale](https://resources.koha.net/images/2024/July/05/0eac32e4-daa6-4a0f-b3e4-5aaad2a7b1da.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Euro 2024 5 kor 2024 Joao Felix godet shtyllën, Franca në gjysmëfinale](https://www.koha.net/euro-2024/joao-felix-godet-shtyllen-franca-ne-gjysmefinale-2)
- [![Penallti në ndeshjen Portugali – Francë](https://resources.koha.net/images/2024/July/05/87554400-faf4-46df-bb3f-2d14e974b0bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Euro 2024 5 kor 2024 Penallti në ndeshjen Portugali – Francë](https://www.koha.net/euro-2024/penallti-ne-ndeshjen-portugali-france)
- [![Starton Ronaldo, starton edhe Mbappe](https://resources.koha.net/images/2024/July/04/5394a5e1-ff63-45c3-8075-9b4f63bd4a42.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Euro 2024 5 kor 2024 Starton Ronaldo, starton edhe Mbappe](https://www.koha.net/euro-2024/starton-ronaldo-starton-edhe-mbappe)
- [![Portugalia apo Franca, Ronaldo apo Mbappe](https://resources.koha.net/images/2024/July/05/b443a0db-891f-4129-8e63-4d5911afd22c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Euro 2024 5 kor 2024 Portugalia apo Franca, Ronaldo apo Mbappe](https://www.koha.net/euro-2024/portugalia-apo-franca-ronaldo-apo-mbappe)

[Reklama.]() [Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets](https://www.koha.net/reklama-marketing/udhetimi-nga-karlsruhe-baden-baden-fillon-me-prishtinatickets)

[Futboll.]() [Lajm i keq për Chelsean, Pedro mungon disa javë](https://www.koha.net/futboll/lajm-i-keq-per-chelsean-pedro-mungon-disa-jave)

[Futboll.]() [Daku thotë se refuzoi një ekip nga Serie A për Spartakun](https://www.koha.net/futboll/daku-thote-se-refuzoi-nje-ekip-nga-serie-a-per-spartakun)

[Futboll.]() [Carrick mbetet në krye të Manchester Unitedi](https://www.koha.net/futboll/carrick-mbetet-ne-krye-te-manchester-unitedi)

[Futboll.]() [Berisha kthehet nga lëndimi](https://www.koha.net/futboll/berisha-kthehet-nga-lendimi-1)

[Arbëri.]() [Vrasja e grave, drejtësia dhe lufta politike - sonte në "Konfront"](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-grave-drejtesia-dhe-lufta-politike)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Statistikat për ndeshjen Portugalia – Franca","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/euro-2024/statistikat-per-ndeshjen-portugalia-franca","datePublished":"2024-07-05T09:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T02:50:04+02:00","articleSection":"Euro 2024","wordCount":243,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"- Kjo do të jetë përballja e pestë mes Portugalisë dhe Francës në Kampionatin Evropian. Portugalia ishte e pamposhtur në dy ndeshjet e fundit (fitoi 1:0 në fina","url":"https://www.koha.net/euro-2024/statistikat-per-ndeshjen-portugalia-franca","keywords":"Cristiano Ronaldo, Euro 2024, Franca, portugalia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/July/04/9df394dd-a06a-4499-8bd0-11229874fe63.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
