TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Zelensky, Fedorov ile arasındaki anlaşmazlıktan bahsetti ve onun bazı eylemlerini "yanlış" olarak nitelendirdi.

Volodymyr Zelensky

Fotoğraf: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënëse beson që veprimet e ndërmarra nga ministri i shkarkuar i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, përfshirë përfshirjen e tij në protesta masive dhe thirrjet për zgjedhje, ishin të gabuara.

Në komentet e tij të para publike për mosmarrëveshjen midis tij dhe Fedorovit, Zelensky ka aluduar gjithashtu për vendime problematike lidhur me shpenzimet për mbrojtjen dhe ka thënë se informacionet e pasakta të ofruara nga ministria e Mbrojtjes kontribuuan në një përballje të sikletshme me presidentin amerikan, Donald Trumpit, lidhur me përdorimin e Starlink në Rusi.

Zelensky ka bërë publike shifra që tregojnë për mungesën në rritje të raketave ajrore mbrojtësë të Ukrainës “Patriot”, të nevojshme për t’iu kundërvënë sulmeve balistike ruse, ndërsa furnizimet nga aleatët perëndimorë kanë rënë gjatë tre vjetëve të fundit, edhe pse sulmet me raketa nga Rusia janë intensifikuar.

Megjithatë, ai ka vërë në dukje përparimet në fushëbetejë, duke thënë se forcat ukrainase kanë rimarrë pothuajse të gjithë rajonin e Dnipropetrovskut, me vetëm rreth 10 kilometra katrorë që mbeten nën kontrollin rus.

Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi dyorësh me gazetarët të shtunën dhe i cili është bërë publik të dielën.

Ayrıca Zelensky tarafından görevden alınan bakan, kendisiyle ordu komutanı arasındaki gerilimlerden bahsetti. DÜNYA Zelensky tarafından görevden alınan bakan, kendisiyle ordu komutanı arasındaki gerilimlerden bahsetti.

Diskutim i gjerë përfshinte komentet e para publike mbi shkarkimin e Fedorovit.

Komentet e tij prekën një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë zhvillimet më të fundit në fushëbetejë, përpjekjet për t’iu kundërvënë sulmeve balistike ruse, gjendjen e negociatave për paqe, sfidat buxhetore të Ukrainës dhe trazirat politike që pasuan shkarkimin e Fedorovit.

“Unë vërtet kam pasur dhe ende kam një qëndrim shumë pozitiv ndaj Mykhailos. Kemi kaluar shumë gjëra së bashku. Por besoj se ai vetë po shkon, ose po shtyhet, drejt gjërave të gabuara”, ka thënë ai.

Fedorov, një ministër i njohur, të cilit i atribuohet modernizimi i forcave të armatosura të Ukrainës dhe përshpejtimi i përdorimit të teknologjisë dhe luftës me dronë nga ushtria, është shkarkuar muajin e kaluar pasi, sipas raportimeve, ishte përplasur me komandantin më të lartë ushtarak të vendit.

Shkarkimi i tij ka shkaktuar protesta masive që zgjatën për javë të tëra, por në fund nuk arritën ta detyronin qeverinë ta anulonte vendimin. Më vonë, Fedorov bëri thirrje për zgjedhje në një video-mesazh.

Zelensky ka thënë se i kishte ofruar Fedorovit katër mundësi të ndryshme për të vazhduar punën në qeveri. Sipas tij, Fedorov i kishte refuzuar të katër propozimet.

Zelensky dukej se po e lidhte Fedorovin me një episod të sikletshëm që përfshinte Starlink dhe Elon Musk. Zelensky ka thënë se në fillim të këtij viti, ministria e Mbrojtjes i kishte thënë se SpaceX kishte rënë dakord të lejonte Ukrainën të përdorte Starlink mbi territorin rus për të kryer operacione sulmi në thellësi të territorit, në varësi të miratimit politik.

Duke u bazuar në këtë informacion, Zelensky ka thënë se e ngriti drejtpërdrejt çështjen me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai i ka thënë Trumpit se Musk kishte konfirmuar përdorimin e propozuar.

Ayrıca Trump'la geçen bir yılın ardından, AB liderleri güvenilmez bir müttefikin gerçekliğiyle yaşamayı öğreniyorlar. DÜNYA Trump'la geçen bir yılın ardından, AB liderleri güvenilmez bir müttefikin gerçekliğiyle yaşamayı öğreniyorlar.

Zelensky ka thënë se më pas të dyja palët kërkuan konfirmimin e Muskut dhe diskutuan financimin e projektit.

Por në një takim të mëvonshëm, Zelensky ka thënë se Trumpi i kishte thënë se Musk e kishte refuzuar propozimin dhe e kishte akuzuar atë se e kishte keqinformuar presidentin amerikan. Sipas Zelenskyt, Musk e konsideronte këtë veprim një përshkallëzim të rrezikshëm.

“Ai tha se gjoja e kisha mashtruar, sepse Musku ia kishte mohuar Ukrainës përdorimin e Starlink mbi territorin rus. U ktheva te mInistria jonë e Mbrojtjes dhe ata thanë se ndoshta ishte kështu”, ka sqaruar Zelenksy.

Presidenti ukrainas nuk e ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Fedorovin se kishte gënjyer. Ai ka deklaruar se ky episod ishte ndër arsyet që çuan në “disa prej hapave” të ndërmarrë.

Zelensky gjithashtu ka kundërshtuar denigrimin nga protestuesit të ish-shefit të ushtrisë, Oleksandr Syrskyi, të cilin e ka shkakruar, si dhe të ministrit aktual të Mbrojtjes, gjeneralmajor Yevhen Khmara, duke thënë se protestuesit kishin shkuar shumë larg.

“Dikush mund të mos e pëlqejë Syrskyin për një arsye apo një tjetër. Por parullat ‘Syrskyi është djalli, Khmara është djalli’”, tha ai. “Dëgjoni, kjo është e tepërt. A e kuptoni? Në parim, nuk mund ta trajtoni ushtrinë në këtë mënyrë dhe ta toleroni këtë, veçanërisht kur ishte ushtria ajo që bëri të mundur që në kryeqytetin ukrainas të zhvilloheshin protesta paqësore”.

Ndërkohë, duke iu referuar një hetimi për korrupsion që e çoi Zelenskyn të shkarkonte këtë javë një nga zyrtarët e tij më të lartë, ai ka thënë se hetuesit kundër korrupsionit nuk besojnë se presidenti ishte i përfshirë. 

Ayrıca Trump ile Avrupa arasındaki büyüyen uçurum Putin'e bir armağan DÜNYA Trump ile Avrupa arasındaki büyüyen uçurum Putin'e bir armağan

Hetuesit kishin përfshirë një zëvendësdrejtor të zyrës së presidentit mes të dyshuarve në një çështje për pastrim parash.

“Drejtuesit e agjencive kundër korrupsionit nuk kanë asnjë pyetje për mua. Ata e kuptojnë shumë mirë se unë nuk jam i përfshirë në asgjë të tillë. Dhe kjo është e rëndësishme për mua”, ka thënë ai.