TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Clinton'ın 10 yıl öncesine ait videosu viral oldu. Trump ve Putin hakkında ne demişti?

Hillary Clinton,

Një video e publikuar gjatë garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2016 është riaktualizuar në rrjetet sociale.

Kandidatja për presidente e asaj kohe, Hillary Clinton, pati përballë Donald Trumpin që i fitoi zgjedhjet. Ajo tani e ka kthyer në vëmendje deklaratën e saj për Trumpin e Vladimir Putinin e Rusisë gjatë një debati për president të SHBA-së.

Publikimi u bë viral menjëherë duke marrë miliona shikime e mijëra komente të dominuara nga “Na paska paralajmëruar”.

Clintoni e ripublikoi videon dhjetë vjet pas debatit, duke komentuar qasjen e SHBA-së së fundmi ndaj Kremlinit.

“Saktësisht 10 vjet më parë. Në ditët e fundit, Trumpi arriti marrëveshje që SHBA-ja të blejë naftë ruse, shpëtim për Putinin; ai dhe Elon Musk po e fajësojnë njëri-tjetrin për urdhrin që ngadalësoi ‘Starlinkun’ mbi Ukrainë, duke dobësuar kapacitetet mbrojtëse të shtetit përballë sulmit shkatërrues rus; dhe Trumpi po ashtu hoqi sanksionet ndaj Rusisë, të miratuara në Kongres”, ka shkruar Clintoni në Facebook duke shtuar se tani Putini ka propozuar samit me Trumpin dhe Xi-në e Kinës për të vendosur për fatin e Ukrainës. Sipas saj, Rusia dëshiron të paraqitet si e barabartë me SHBA-në dhe Kinën. “Do të shohim nëse marioneta e Putinit do të vazhdojë të kërcejë sipas avazit të tij”, ka përfunduar Clintoni.

Në videoklipin nga tetori 2016 shfaqet një prej debateve më të famshme për presidentin rus në histori të zgjedhjeve amerikane.

Transkripti i asaj pjese:

Koz: Nga ajo që shoh, Putini s’ka respekt për këtë person

clinton: Epo sigurisht sepse më shumë do të donte një marionetë në krye të SHBA-së

koz: Ti je një marionetë

Clintoni: Është e qatë se ju nuk doni ta pranoni që rusët hakuan SHBA-në, që ju po nxitni spiunazhin ndaj shtetasve tanë, që ju jeni të gatshëm të përsërisni rrëfimin e Putinit, t’ia plotësoni dëshirat, ta prishni NATO-n dhe të bëni gjithçka që ai do, dhe të vazhdoni të merrni ndihmën e tij sepse ai e ka një të preferuar në këtë garë