---
description: Ukraina ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë me aftësi bërthamore në një bazë ushtarake në Siberi të dielën, sulmi i parë i tillë deri më tani nga vij
title: Ukraina godet mbi 40 avionë bombardues rusë në Siberi
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/01/eada682f-020e-4dd3-ad1d-07a028fa1fb9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Ukraina godet mbi 40 avionë bombardues rusë në Siberi

![Ukraine](https://resources.koha.net/images/2025/June/01/eada682f-020e-4dd3-ad1d-07a028fa1fb9.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 1 qershor 2025 15:06
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 1 qershor 2025 15:06
- Shpërndaje në:

Ukraina ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë me aftësi bërthamore në një bazë ushtarake në Siberi të dielën, sulmi i parë i tillë deri më tani nga vijat e frontit më shumë se 4,300 km larg, sipas blogerëve pro-rusë.

Videoja dhe fotografitë e paverifikuara të postuara në mediat sociale treguan bombarduesit strategjikë rusë, të cilët përdoren për të hedhur bomba në objektiva në distancë, duke u ndezur në bazën ajrore Belaya në veri të Irkutsk, raporton Reuters.

Një zyrtar i inteligjencës ukrainase i ka thënë Reuters se agjencia e sigurisë e brendshme e Ukrainës, SBU, kreu një sulm të madh me dronë mbi 40 avionë ushtarakë rusë.

Burimi ukrainas, duke folur në kushte anonimiteti për Reuters në Kiev, ka thënë se avionët e goditur përfshinin bombardues strategjikë Tu-95 dhe Tu-22, të cilët Rusia i përdor për të gjuajtur raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Igor Kobzev, guvernatori i Irkutsk, ka thënë se kishte pasur një sulm me dron në një njësi ushtarake pranë fshatit Sredny në rrethin Usolsky, por nuk ka përmendur aviacionin strategjik.

Baza ajrore Belaya, ose Sredny, ndodhet afër fshatit Sredny dhe pret bombardues strategjik supersonik Tupolev Tu-22M.

[Edhe ![Ukraina sulmon Rusinë, të paktën 13 të vdekur e rreth 40 të plagosur](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/83c309a6-42a7-4c5d-90de-1a47aacf7a8c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 gus 2026 Ukraina sulmon Rusinë, të paktën 13 të vdekur e rreth 40 të plagosur](https://www.koha.net/bote/ukraina-sulmon-rusine-te-pakten-12-te-vdekur-e-rreth-40-te-plagosur)

Sipas zyrtarëve lokalë, ka pasur gjithashtu një sulm me dron ukrainas në rajonin Murmansk të Rusisë veriore. Baza ajrore Olenya, e cila gjithashtu pret aviacionin strategjik, ndodhet në rajonin Murmansk.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se vlera e dëmit në sulmin ndaj bombarduesve rusë arrin në 7 miliardë dollarë afërsisht. 

[#Lufta ne Ukraine](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-ukraine) [#Siberi](https://www.koha.net/tag/siberi) [#ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#avionet ruse](https://www.koha.net/tag/avionet-ruse)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/66e12121-66e9-4463-8353-690da92f8d88.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 kor 2026 Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta](https://www.koha.net/bote/ukraina-leshon-mbi-400-drone-drejt-moskes-teksa-zelensky-perballet-me-protesta)
- [![Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës](https://resources.koha.net/images/2025/August/28/71c80d14-b50b-4c9a-9827-b25213012784.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 kor 2026 Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës](https://www.koha.net/bote/rusia-nis-nje-nga-sulmet-me-te-medha-me-raketa-balistike-ndaj-ukraines)
- [![Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë](https://resources.koha.net/images/2026/June/26/3b8a32a1-058b-4f65-b2d0-11fe61c24272.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 qer 2026 Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë](https://www.koha.net/bote/ukraina-kryen-nje-prej-sulmeve-me-te-renda-te-rusise)
- [![Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/6f7b8c74-1a2e-43b0-bba7-2c18377fb806.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 mar 2026 Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona](https://www.koha.net/bote/rusia-leshon-mbi-400-drone-vriten-kater-persona)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ukraina godet mbi 40 avionë bombardues rusë në Siberi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/ukraina-godet-mbi-40-avione-bombardues-ruse-ne-siberi","datePublished":"2025-06-01T15:06:32+02:00","dateModified":"2026-07-11T00:10:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":272,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ukraina ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë me aftësi bërthamore në një bazë ushtarake në Siberi të dielën, sulmi i parë i tillë deri më tani nga vij","url":"https://www.koha.net/bote/ukraina-godet-mbi-40-avione-bombardues-ruse-ne-siberi","keywords":"Lufta ne Ukraine, Siberi, ukraina, avionet ruse","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/01/eada682f-020e-4dd3-ad1d-07a028fa1fb9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
