TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Trump, ABD-Çin ilişkilerinden gurur duyuyor.

Trump, ABD-Çin ilişkilerinden gurur duyuyor.

Fotoğraf: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez, Xi Jinping, në një samit të shoqëruar me ceremoni të veçanta dhe deklarata për forcimin e marrëdhënieve mes dy fuqive.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë bërë “përparim të jashtëzakonshëm” në çështjet që prekin të dyja vendet, duke përmendur përpjekjet për një marrëdhënie më të balancuar tregtare dhe zgjerimin e qasjes së fermerëve dhe prodhuesve amerikanë në tregun kinez.

Ai tha se në bisedime do të diskutohen edhe çështje të sigurisë, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, duke theksuar se vendimet e marra në këto fusha mund të ndikojnë në paqen dhe prosperitetin për dekada.

Trumpi u shpreh krenar për marrëdhëniet SHBA-Kinë teksa tha se me Xi Jinpingun ka krijuar “miqësi vërtet të madhe”.

Xi Jinping, ndërkohë, tha se ishte i kënaqur që po vizitonte Shtetet e Bashkuara dhe falënderoi familjen Trump për mikpritjen. Ai theksoi se Kina dhe SHBA-ja janë dy vende të mëdha me përgjegjësi për të kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit.

Lideri kinez bëri thirrje për më shumë komunikim dhe dialog mes dy vendeve, duke thënë se, pavarësisht dallimeve, bisedimet e sinqerta dhe të vazhdueshme mund të ndihmojnë në rritjen e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë.

Xi tha gjithashtu se konkurrenca mes dy vendeve duhet të jetë “e shëndetshme” dhe të shihet si një garë për përparim, jo si një betejë për të përcaktuar fituesin dhe humbësin. Ai shprehu gatishmërinë e Pekinit për bashkëpunim në tregti dhe kërkoi që kompanitë kineze të trajtohen në mënyrë të drejtë në tregun amerikan.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratave të Xi iu kushtua edhe inteligjencës artificiale. Ai tha se Kina dhe SHBA-ja kanë përgjegjësi për zhvillimin e kësaj teknologjie në të mirë të njerëzimit, duke siguruar që ajo të mbetet nën kontrollin e njeriut dhe të shërbejë në interes të njerëzve.

Xi rikujtoi edhe historinë e bashkëpunimit mes dy vendeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur trupat amerikane dhe kineze luftuan krah për krah kundër agresionit fashist. Në këtë kuadër, ai njoftoi se Kina do të ftojë 100 mijë të rinj amerikanë për programe studimi dhe shkëmbimi gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Ndërkohë, si simbol i miqësisë mes dy vendeve, dy panda pritet të bëhen pjesë e kopshtit zoologjik në Atlanta.

Në përmbyllje, Xi tha se përpjekjet për “ringjalljen e madhe të kombit kinez” dhe synimi i Trumpit për ta bërë Amerikën përsëri të madhe mund të ecin paralelisht.

Vizita e Xisë në Washington është e para pas më shumë se një dekade dhe vjen në një kohë kur dy vendet përballen me mosmarrëveshje për tregtinë, Tajvanin, teknologjinë dhe çështje të tjera të sigurisë. Pavarësisht deklaratave për bashkëpunim, nuk priten marrëveshje të mëdha nga samiti.