TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Trump ve Burnham görüştü, ABD Başkanı yeni İngiliz Başbakanını övdü.

Donald Trump ve Andy Burnham

Fotoğraf: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Andy Burnham, janë takuar të martën për herë të parë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Neë York.

Gjatë takimit, Trumpi ka lavdëruar kryeministrin e ri britanik, për të cilin ka thënë se është më i mirë se ish-kryeministri, Keir Starmer. 

Donald Trumpi është treguar i sjellshëm dhe respektues gjatë pjesës më të madhe të konferencës së shkurtër për shtyp që ka mbajtur me Andy Burnhamin, por drejt fundit nuk mundi t'i rezistonte një thumbimi ndaj Starmerit.

I pyetur për marrëdhëniet SHBA-Mbretëri e Bashkuar nga një gazetar, i cili ka vërë në dukje se ato kishin pasur ulje-ngritje, Trumpi është përgjigjur: Jo, unë mendoj se ato janë në nivel të lartë.

“Janë në nivel më të lartë tani sesa ishin me kryeministrin tuaj të fundit, le ta themi kështu”, ka deklaruar ai. 

Dikur, marrëdhënia midis Trumpit dhe Starmerit ishte e mirë. 

Por ajo është përkeqësuar kur Starmeri filloi ta kritikonte publikisht Trumpin për çështje të tilla si propozimi i tij për të aneksuar Grenlandën dhe pretendimi se trupat britanike shmangnin luftimet në vijën e parë të frontit në Afganistan. 

Dhe shkëputja e plotë ka ndodhur kur Keir Starmeri refuzoi t'i lejonte SHBA-së përdorimin e bazave ajrore britanike për sulme kundër Iranit në fillim të luftës.

Diğer güncellemeleri okuyun
Birleşmiş Milletler Genel Kurulu'nun gündeminde iki savaş ve yapay zekâ yer alıyor.

Birleşmiş Milletler Genel Kurulu'nun gündeminde iki savaş ve yapay zekâ yer alıyor.