TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Tayvan, Çin'in çevresindeki hava ve deniz kontrolünü sıkılaştırdığını söylüyor.

TAYVAN

Fotoğraf: Associated Press

Pekini zyrtar gjithnjë e më i paparashikueshëm, po forcon kontrollin e tij mbi hapësirën ajrore dhe detare përreth Tajvanit, ka thënë Taipei zyrtar në një vlerësim vjetor të kërcënimit kinez, ku theksohet gjithashtu se Kina po nxjerr mësime nga problemet me të cilat janë përballur Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Iranit.

Kina e konsideron Tajvanin, i cili qeveriset në mënyrë demokratike, si territorin e saj, dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përdorimi i forcës për ta vënë ishullin nën kontrollin e saj. 

Ushtria kineze dërgon pothuajse çdo ditë forca ushtarake në ujërat dhe hapësirën ajrore përreth Tajvanit.

Qeveria e Tajvanit i kundërshton pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij. 

Shtetet e Bashkuara e furnizojnë Tajvanit me armë, ndërsa mbajnë një politikë të paqartë strategjike lidhur me faktin nëse do të ndërhynin ushtarakisht për ta mbrojtur atë.

Në raportin e saj vjetor mbi kërcënimin ushtarak të Kinës, një kopje e të cilit është shqyrtuar nga Reuters, ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka thënë se situata e sigurisë në rajon "vazhdon të përshkallëzohet", duke vënë në dukje një "rritje të paparashikueshmërisë" në vendimmarrjen e Kinës, për shkak të një spastrimi "të paprecedentë" të zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Raporti thotë se Kina po përfshin në stërvitjet dhe përgatitjet e saj ushtarake mësimet e nxjerra nga luftërat në Ukrainë dhe në Gjirin Persik, veçanërisht lidhur me efektivitetin e tufave të dronëve të lirë në luftën Rusi-Ukrainë.

Raporti rendit gjithashtu problemet e dukshme të SHBA-së të zbuluara gjatë luftës kundër Iranit dhe thotë se Kina po i studion ato.

"Konflikti SHBA-Izrael-Iran nxori në pah çështje të tilla si konsumi i shpejtë i municioneve, ngarkesa mbi sistemet e interceptimit të mbrojtjes ajrore, mobilizimi industrial dhe brishtësia e bashkëpunimit mes aleatëve", thuhej në raport.