TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

ABD'de idam cezası infazı ters gitti, mahkum hastaneye kaldırıldı.

Christa Pike

Fotoğraf: Associated Press

Christa Pike, e dënuar me vdekje në Tenesi, është dërguar në spital pasi zemra e saj vazhdonte të rrihte pas dy injeksioneve vdekjeprurëse gjatë ekzekutimit, sipas avokatit të saj.

Ekipi i saj ligjor ka paraqitur një kërkesë urgjente për të ndalur ekzekutimin e vrasëses ndërsa ai po kryhej, duke deklaruar: “Znj. Pike ka humbur ndjenjat, por zemra i rreh ende dhe ajo gërhet në mënyrë të dëgjueshme”.

Një nga avokatët e saj i ka thënë BBC-së se Pike, 50 vjeçe, po i nënshtrohej "masave për shpëtimin e jetës" në spital, pasi i ishin administruar dy shiringa me pentobarbital.

Pike është dënuar me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares, Colleen Slemmer.

Pike ishte 18 vjeçe kur ajo dhe i dashuri i saj i asaj kohe, Tadaryl Shipp, rrahën, torturuan dhe vranë 19-vjeçaren Slemmer, me të cilën ishin njohur në një kamp trajnimi profesional për adoleshentë me probleme.

Nëna e Slemmer, May Martinez, ka thënë se donte që ekzekutimi të kryhej. Ajo ka deklaruar  për Associated Press të shtunën: "Sa herë që mendoj për këtë, mendoj për Colleen që ndjente atë dhimbje dhe përpiqej të ngrihej e të ikte me vrap."

Tentativa për ekzekutimin e saj është kryer në institucionin e sigurisë maksimale "Riverbend" në Nashville, rreth orës 20:00 të mërkurën, me kohën lokale.

Pike ka marrë dy doza pentobarbitali dhe perdja në dhomën e dëshmitarëve u mbyll dy herë, raporton Associated Press.

Në një moment, mediave u është kërkua të largoheshin, ka njoftuar agjencia e lajmeve. Ekipi ligjor i Pike-ut ka deklaruar për gazetën "The Tennessean": "Sonte, shteti i Tenesisë dështoi sërish të kryente një ekzekutim të ligjshëm.