TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Rusya, Ukrayna'nın bazı bölgelerine füze ve insansız hava araçlarıyla saldırdı, en az beş kişi öldü.

Ukraina

Rusia ka bombarduar gjatë natës të paktën katër rajone të Ukrainës me raketa dhe dronë, duke vrarë pesë persona, njoftuan zyrtarët ukrainas të martën.

Ndërkohë, forcat ukrainase kanë dëmtuar një tjetër rafineri ruse të naftës, në kuadër të sulmeve të tyre me rreze të gjatë.

Sulmet e vazhdueshme ajrore ruse dhe ukrainase kanë shoqëruar vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Shtetet e Bashkuara, New York ku do të marrë pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raporton AP.

Presidenti ukrainas shpreson të sigurojë mbështetjen e shteteve pjesëmarrëse për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, i cili ka zgjatur më shumë se katër vjet e gjysmë.

E presidenti rus Vladimir Putin nuk pritet të marrë pjesë në këtë aktivitet vjetor.

Lufta, për të cilën zyrtarët perëndimorë thonë se ka shkaktuar më shumë se 500 mijë viktima në radhët e trupave ruse, ka pasur pasoja edhe përtej kufijve të dy vendeve.

Sulmet e përsëritura ndaj rafinerive ruse, pas goditjeve të Moskës ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës, kanë shkaktuar mungesa të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe rritje të çmimeve, sipas presidentit Trump.

Megjithatë, mungesat globale janë ndikuar edhe nga lufta në Iran, e cila ka kufizuar transportin e naftës përmes ngushticës së Hormuzit.

Zelenskyy kërkon gjithashtu ndihmë për të garantuar eksportimin e grurit ukrainas dhe produkteve të tjera bujqësore drejt tregjeve botërore përmes Detit të Zi.

Sulmet ruse ndaj anijeve të transportit kanë penguar ndjeshëm eksportet e Ukrainës, duke dëmtuar ekonominë e vendit dhe duke rrezikuar furnizimet globale me ushqime.

Rusia dhe Ukraina kanë siguruar vitet e fundit rreth 30 për qind të eksporteve botërore të grurit dhe 12 për qind të eksporteve të misrit, pjesa më e madhe e të cilave transportohet përmes Detit të Zi.

Por vetëm muajin e kaluar, sulmet ulën me dy të tretat eksportet bujqësore të të dyja vendeve, sipas Thomas de Waal, nga instituti kërkimor “Carnegie Europe”, i cili e bëri vlerësimin në një raport të publikuar të martën.

“Mungesa e këtij gruri në tregjet botërore rrezikon disa vende afrikane nga uria, ndërsa çmimet e drithërave në botë, të cilat tashmë janë rritur për shkak të mbylljes së ngushticës së Hormuzit, mund të rriten edhe më tej”, thuhet në raport.