TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Fransa'da kitlesel protestolar: Öğrenciler okulları bloke etti, polis onlarca protestocuyu gözaltına aldı.

Franca protesta

Protestat janë përshkallëzuar në Francë, ku nxënës të shkollave të mesme kanë bllokuar dhjetëra institucione arsimore, ndërsa punonjës të sektorit publik kanë hyrë në grevë në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve të planifikuara buxhetore për vitin e ardhshëm.

Protestat zhvillohen vetëm dy ditë para se qeveria të prezantojë projektbuxhetin për vitin 2027 dhe rreth shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale. Sipas sondazheve të cituara nga Reuters, presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij vazhdojnë të kenë mbështetje të ulët. 

Protestat e nxënësve janë intensifikuar ditët e fundit. Ata kundërshtojnë, ndër të tjera, mbipopullimin e klasave dhe mungesën e mësuesve. Ministria franceze e Arsimit ka tëhnë se mbi 330 shkolla të mesme janë prekur nga protestat.

Në Lille, jashtë një shkolle u dogjën kontejnerë mbeturinash. Rreth 40 protestues janë arrestuar.

Kryeministri Sebastien Lecornu i ka cilësuar protestat në shkolla si të papërgjegjshme, por ka pranuar se problemet me të cilat përballen shkollat e mesme duhet të dëgjohen dhe të adresohen.

Në qendër të pakënaqësisë është edhe politika e qeverisë për sektorin publik. Ekzekutivi planifikon të ngrijë pagat bazë të punonjësve të administratës publike në vitin 2027, me synimin për të kursyer rreth 2 miliardë euro. Sindikatat thonë se kjo do të ishte ngrirja e katërt radhazi dhe e teta gjatë presidencës së Macronit, duke argumentuar se masat e tilla kanë shkaktuar rënie dyshifrore të fuqisë blerëse.

Qeveria synon të kursejë gjithsej 54 miliardë euro përmes buxhetit të vitit 2027. Përpjekjet për uljen e deficitit vijnë në një kohë kur ekonomia franceze pritet të rritet më ngadalë se parashikimet e mëparshme.