---
description: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video duke e pritur pasagjerin që pretendohet se e neutralizoi pilotin që tentoi ta rrëzonte aeroplani
title: Pasagjeri tregon se si e neutralizoi pilotin që pretendohet se tentoi ta rrëzonte aeroplanin e linjës Dubai – Tel Aviv
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/30/ade80dfd-dae2-4003-b468-4d803c5243f9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Pasagjeri tregon se si e neutralizoi pilotin që pretendohet se tentoi ta rrëzonte aeroplanin e linjës Dubai – Tel Aviv

![Benjamin Netanyahu - Yaniv](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/ade80dfd-dae2-4003-b468-4d803c5243f9.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 shtator 2026 20:18
- Shpërndaje në:

- 30 shtator 2026 20:18
- Shpërndaje në:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video duke e pritur pasagjerin që pretendohet se e neutralizoi pilotin që tentoi ta rrëzonte aeroplanin e fluturimit Dubai – Tel Aviv, transmeton "BBC".

Aeroplani bëri ulje emergjente në Arabi Saudite të mërkurën, ndërsa pasdite dhjetëra pasagjerë izraelitë u kthyen me aeroplan tjetër në Izrael. 

Netenyahu e ka quajtur pasagjerin Yaniv si hero. 

“Është thjeshtë e pabesueshme ajo që bëre”, tha Netanyahu. 

Yaniv tregoi se piloti që ishte goditur me thikë nga bashkëpiloti ishte pranë derës, por para se të rrëzohej ai arriti ta hapte derën për të lejuar hyrjen te kabina. 

[Edhe ![Netanyahu: Ende herët për të përcaktuar motivin e pilotit sulmues në avionin Dubai-Izrael](https://resources.koha.net/images/2026/October/01/97b29f70-1aad-4107-894e-00f5085626f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 tet 2026 Netanyahu: Ende herët për të përcaktuar motivin e pilotit sulmues në avionin Dubai-Izrael](https://www.koha.net/bote/netanyahu-ende-heret-per-te-percaktuar-motivin-e-pilotit-sulmues-ne-avionin-dubai-izrael)

“Kur hyra, e pashë sulmuesin mbi instrumentet, mes dy ulëseve... nuk kishte pilotë në ulëse. Njëri ishte i rrëzuar, ndërsa tjetri ishte mbi instrumentet. Dhe një tjetër djalë hyri me mua. E kapa sulmuesin, e vura në mbërthim dhe e tërhoqa – para së gjithash – jashtë”, tha Yaniv. 

Ai thotë se sulmuesi “po përpiqej të shkatërronte instrumentet, me qëllim që ta çaktivizonte avionin”.  
Yaniv më pas thotë se u bëri thirrje “djemve izraelitë që ishin në avion” dhe së bashku “e mbajtëm të shtrirë sulmuesin”.

Yaniv gjithashtu thotë se “tërhoqi komandat çe avionit]”.

“Ti tërhoqe komandat?” e pyeti Netanyahu.

“Unë shikoj Air Crash Investigation, zoti kryeministër”, përgjigjet Yaniv. “Dhe avioni filloi të nivelizohej, pak më shumë, dhe më pas piloti më tha se ai do ta merrte kontrollin prej aty”.

[Edhe ![Netanyahu: Njëri nga pilotët u përpoq të rrëzonte avionin Dubai-Izrael](https://resources.koha.net/images/2025/September/15/c884a09d-7a01-4a90-9b7c-a710f5490989.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 sht 2026 Netanyahu: Njëri nga pilotët u përpoq të rrëzonte avionin Dubai-Izrael](https://www.koha.net/bote/netanyahu-njeri-nga-pilotet-u-perpoq-te-rrezonte-avionin-dubai-izrael)

Një tjetër pasagjer, i cili ka folur me gazetarët jashtë aeroportit Ben Gurion, thotë se incidenti në bord zgjati ndoshta pesë minuta, por iu duk “si ferr”.

Oran Choen thotë se dëgjoi të thirrej “Allahu Akbar” para se avioni të fillonte të binte me shpejtësi, ai nuk specifikon se kush e tha “Allahu Akbar”.

“Ndoshta zgjati pesë minuta, por dukej si ferr – dëgjova vëllain tim pas meje duke bërtitur se do të vdisnim”, shton ai.

Zvika Meness, një pasagjer që thotë se ndihmoi në neutralizimin e sulmuesit në fluturimin e devijuar, u ka thënë mediave izraelite se ai dhe dy pasagjerë të tjerë e lidhën sulmuesin me lidhëse plastike dhe kufje.

[Edhe ![Bashkëpiloti i “Flydubai” planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit](https://resources.koha.net/images/2026/October/09/7c63a67e-1040-4e02-afe1-0d29cf7142c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 tet 2026 Bashkëpiloti i “Flydubai” planifikoi ta përplaste aeroplanin në aeroportin e Tel Avivit](https://www.koha.net/bote/bashkepiloti-i-flydubai-planifikoi-ta-perplaste-aeroplanin-ne-aeroportin-e-tel-avivit)

Meness, për të cilin raportuam më herët se e kishte përshkruar incidentin si “traumatik”, i tha transmetuesit publik izraelit Kan se një pilot që ndodhej në kabinën e pasagjerëve hyri në kabinë pasi dëgjoi të bërtitura.

“Ishte një incident shumë i vështirë. Ne të tre u hodhëm dhe e neutralizuam”, thotë ai. “Një pilot tjetër, i cili ishte ulur në kabinën e pasagjerëve, hyri për të zëvendësuar pilotin shtesë dhe, në thelb, ata e ulën avionin”.

[Lexo përditësimet tjera![Avioni](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/fc1336c8-181b-49ea-b298-ee84fbc24770.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Përleshje mes pilotëve në fluturimin Dubai-Izrael, avioni devijon drejt Arabisë Saudite</h4>Një avion që udhëtonte drejt Izraelit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka devijuar drejt Arabisë Saudite...](https://www.koha.net/bote/perleshje-mes-piloteve-ne-fluturimin-dubai-izrael-avioni-devijon-drejt-arabise-saudite)

[#avion](https://www.koha.net/tag/avion)

Artikuj të ngjashëm

- [![“Nuk do t’i lija të tjerët të vdisnin” - piloti i “FlyDubait” rrëfen sulmin në kabinën e avionit](https://resources.koha.net/images/2026/October/02/07dbb117-d115-456d-9642-f80d243e7a2a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 tet 2026 “Nuk do t’i lija të tjerët të vdisnin” - piloti i “FlyDubait” rrëfen sulmin në kabinën e avionit](https://www.koha.net/bote/nuk-do-ti-lija-te-tjeret-te-vdisnin-piloti-i-flydubait-rrefen-sulmin-ne-kabinen-e-avionit)
- [![Dy bashkëpilotët e fluturimit Dubai-Izrael po trajtohen në spital](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/bec7642d-e54c-46da-bf25-1d8881f7723c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 sht 2026 Dy bashkëpilotët e fluturimit Dubai-Izrael po trajtohen në spital](https://www.koha.net/bote/dy-bashkepilotet-e-fluturimit-dubai-izrael-po-trajtohen-ne-spital)

[Arbëri.]() [Drejtuesit e QSP-së thonë se përballen me mungesë stafi e kushtesh. Komuna i mohon](https://www.koha.net/arberi/drejtuesit-e-qsp-se-thone-se-perballen-me-mungese-stafi-e-kushtesh-komuna-i-mohon)

[Arbëri.]() [Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Ferizajt përplasen për rektor](https://www.koha.net/arberi/ministria-e-arsimit-dhe-universiteti-i-ferizajt-perplasen-per-rektor)

[Arbëri.]() [UP-ja shqyrton veprime ligjore ndaj Scopusit për regjistrimin e Universitetit si pjesë të Serbisë](https://www.koha.net/arberi/up-ja-shqyrton-veprime-ligjore-ndaj-scopusit-per-regjistrimin-e-universitetit-si-pjese-te-serbise)

[Futboll.]() [Haaland kontribuon me gol në fitoren e Norvegjisë](https://www.koha.net/futboll/haaland-kontribuon-me-gol-ne-fitoren-e-norvegjise)

[Arbëri.]() [Vukashinoviq, i rrëmbyer në Kosovë, tash e një vit po mbahet “peng” në Serbi](https://www.koha.net/arberi/vukashinoviq-i-rrembyer-ne-kosove-tash-e-nje-vit-po-mbahet-peng-ne-serbi)

[Arbëri.]() [Qeveria nuk përmbush kërkesat e KGJK-së dhe KPK-së](https://www.koha.net/arberi/qeveria-nuk-permbush-kerkesat-e-kgjk-se-dhe-kpk-se)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pasagjeri tregon se si e neutralizoi pilotin që pretendohet se tentoi ta rrëzonte aeroplanin e linjës Dubai – Tel Aviv","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/pasagjeri-tregon-se-si-e-neutralizoi-pilotin-qe-pretendohet-se-tentoi-ta-rrezonte-aeroplanin-e-linjes-dubai-tel-aviv","datePublished":"2026-09-30T20:18:03+02:00","dateModified":"2026-09-30T20:19:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":470,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video duke e pritur pasagjerin që pretendohet se e neutralizoi pilotin që tentoi ta rrëzonte aeroplani","url":"https://www.koha.net/bote/pasagjeri-tregon-se-si-e-neutralizoi-pilotin-qe-pretendohet-se-tentoi-ta-rrezonte-aeroplanin-e-linjes-dubai-tel-aviv","keywords":"avion","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/30/ade80dfd-dae2-4003-b468-4d803c5243f9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
