Një tornado ka përfshirë rajonin Aude të Francës jugperëndimore të hënën vonë, duke dëmtuar më shumë se 300 banesa dhe duke shkaktuar lëndimin e dhjetëra personave, kanë bërë të ditur autoritetet.
Tridhjetë e nëntë persona janë lënduar, përfshirë dy që ndodhen në gjendje kritike në fshatin Pomas, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Deri të martën në mëngjes, rreth 21,000 familje në jug të Francës kishin mbetur pa energji elektrike, përfshirë 1,600 në Aude, ka bërë të ditur operatori lokal i rrjetit ENEDIS.
“Një tornado me intensitet të rrallë goditi rajonin Aude dje pasdite vonë, duke dëmtuar rëndë fshatin Pomas”, ka deklaruar në X ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga Reuters treguan tornadon duke u rrotulluar mbi fshatin e afërt Verzeille, në Aude, të hënën vonë. Shumë prej banesave që u përfshinë në trajektoren e tornados kishin dritaret e thyera.
Tornadoja ka goditur në një kohë kur vala intensive e të nxehtit të kësaj vere po i hapte rrugë këtë javë stuhive me bubullima në shumë zona të Francës jugore.
⚡️ Tornado slams southern France — 41 injured
- NEXTA (@nexta_tv) Ağustos 25, 2026
In the village of Pomas it ripped through around 300 homes. 15 people were hospitalized. More than 2,000 houses left without power. pic.twitter.com/lXMReHYlzk
-
Aidiyet yolculuğunda göçmenler Avrupa'daki yaşamlarını anlatıyor
-
Almanya, ABD'den 15 adet F-35 savaş uçağı daha satın almayı planlıyor
-
İran, Trump'ın en küçük oğlu Barron Trump'ı ölümle tehdit etti.
-
İran ABD'ye meydan okuyor: Yaptırımlara tamamen hazırız.
-
"Gana bir suç mahalliydi" - Kölelik tazminatı talebine öncülük eden ülke