TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Melania Trump, bir şehirde Rusya ve Ukrayna arasında ateşkes sağlanmasına aracılık etti.

Melania Trump

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Melania Trump, ka siguruar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e Oleshkyt, të kontrolluar nga forcat ruse. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Banorët e qytetit në jug të Ukrainës, i pushtuar nga forcat ruse që nga shkurti i vitit 2022, kanë raportuar për një krizë gjithnjë e më të rëndë ushqimore.

“Të dyja palët kanë rënë dakord të ndalojnë përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në Oleshky, për të mundësuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe për të përgatitur evakuimin e civilëve përmes një korridori të sigurt”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Njoftimi vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, bashkëshorti i Melanias, po ushtron presion ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës.

Melania Trump ka qenë e angazhuar edhe në përpjekjet për ribashkimin e fëmijëve ukrainas, të dërguar me forcë në Rusi gjatë luftës, me familjet e tyre.

Sipas njoftimit, armëpushimi do t’u mundësojë ekipeve civile nga të dyja vendet të veprojnë në zonë. Procesi do të dokumentohet nga një organizatë mediatike amerikane, bëri të ditur zonja e parë.