---
description: Presidenti i Ukrainës dhe disa liderë evropianë kanë akuzuar të martën presidentin rus, Vladimir Putin, për përpjekje për të fituar kohë në përfundimin diplomat
title: Liderët evropianë akuzojnë Putinin për zvarritje të diplomacisë
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/21/d597d11b-b1fc-4e08-b597-2db3651ff9ed.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Liderët evropianë akuzojnë Putinin për zvarritje të diplomacisë

![zelensky](https://resources.koha.net/images/2025/October/21/d597d11b-b1fc-4e08-b597-2db3651ff9ed.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 tetor 2025 11:49
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 21 tetor 2025 11:49
- Shpërndaje në:

Presidenti i Ukrainës dhe disa liderë evropianë kanë akuzuar të martën presidentin rus, Vladimir Putin, për përpjekje për të fituar kohë në përfundimin diplomatik të luftës në Ukrainë, duke kundërshtuar çdo iniciativë që do ta detyronte Kievin të dorëzonte territore të pushtuara nga forcat ruse në këmbim të paqes – një ide që është përmendur herë pas here nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Tetë liderë evropianë, së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, në një deklaratë të përbashkët kanë konfirmuar synimin për të vazhduar me planet për përdorimin e miliarda eurove nga asetet e ngrira të Moskës jashtë vendit për të ndihmuar Kievin në përpjekjet për të fituar luftën, pavarësisht shqetësimeve rreth legalitetit dhe pasojave të një vendimi të tillë.

Në deklaratë u shpreh mbështetje për përpjekjet e Trumpit për paqe në Ukrainë, teksa ai pritet të takohet me Putinin në javët në vijim në Budapest të Hungarisë. Megjithatë, liderët evropianë kanë theksuar se “mbeten të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.

Deklarata e bërë nga liderët e Ukrainës, Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Norvegjisë, Polonisë, Danimarkës dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian ka ardhur herët në atë që Zelensky tha se të hënën do të nis një javë “shumë aktive në diplomaci”.

[#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky) [#rusi](https://www.koha.net/tag/rusi) [#ukraine](https://www.koha.net/tag/ukraine)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë](https://resources.koha.net/images/2026/February/07/de7242ff-7f45-40bf-96c8-12e4f16625cb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 qer 2026 Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë](https://www.koha.net/bote/ukraina-dhe-aleatet-evropiane-paraqesin-pese-kushte-per-paqe-te-qendrueshme-me-rusine)
- [![Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet](https://resources.koha.net/images/2026/February/18/4d9f3f63-3b5b-4af3-a319-a946aa56ce14.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 shk 2026 Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet](https://www.koha.net/bote/zelensky-putini-ka-nisur-luften-e-trete-boterore-duhet-te-ndalet)
- [![Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn](https://resources.koha.net/images/2025/May/16/32e35bac-4d64-4ec0-abcc-4f8a2339cca4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 jan 2026 Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn](https://www.koha.net/bote/kremlini-mbeshtet-trumpin-pas-deklarates-se-tij-per-zelenskyn)
- [![Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/9fb45832-ca51-4768-8f76-1b552f2635ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 jan 2026 Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/trump-eshte-zelensky-jo-putini-ai-qe-po-e-pengon-paqen-ne-ukraine)
- [![Liderët evropianë diskutojnë përpjekjet e SHBA-së për paqe, teksa rriten tensionet Rusi–Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2025/December/30/46c2ea76-34da-48e4-8429-9d1bb16562b4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 dhj 2025 Liderët evropianë diskutojnë përpjekjet e SHBA-së për paqe, teksa rriten tensionet Rusi–Ukrainë](https://www.koha.net/bote/lideret-evropiane-diskutojne-perpjekjet-e-shba-se-per-paqe-teksa-rriten-tensionet-rusi-ukraine)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Eksperti finlandez: Ishte penallti për Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/eksperti-finlandez-ishte-penallti-per-shqiperine)

[Futboll.]() [Baseli njofton për lëndimin e Shaqirit](https://www.koha.net/futboll/baseli-njofton-per-lendimin-e-shaqirit)

[Futboll.]() [Vozinha flet për nominimin për “portier të vitit”](https://www.koha.net/futboll/vozinha-flet-per-nominimin-per-portier-te-vitit)

[Futboll.]() [Fanella e Harry Kane shitet për 55 mijë euro](https://www.koha.net/futboll/fanella-e-harry-kane-shitet-per-55-mije-euro)

[Futboll.]() [Për Ronaldon flet edhe Ministri i Ekonomisë](https://www.koha.net/futboll/per-ronaldon-flet-edhe-ministri-i-ekonomise)

[Futboll.]() [Barbarez: Duhet të vazhdojmë pa Xhekon](https://www.koha.net/futboll/barbarez-duhet-te-vazhdojme-pa-xhekon)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Liderët evropianë akuzojnë Putinin për zvarritje të diplomacisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/lideret-evropiane-akuzojne-putinin-per-zvarritje-te-diplomacise","datePublished":"2025-10-21T11:49:47+02:00","dateModified":"2026-07-11T04:00:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":254,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Ukrainës dhe disa liderë evropianë kanë akuzuar të martën presidentin rus, Vladimir Putin, për përpjekje për të fituar kohë në përfundimin diplomat","url":"https://www.koha.net/bote/lideret-evropiane-akuzojne-putinin-per-zvarritje-te-diplomacise","keywords":"Volodymyr Zelensky, rusi, ukraine","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/21/d597d11b-b1fc-4e08-b597-2db3651ff9ed.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
