Stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore të Koresë së Jugut me SHBA-në do të shkurtohen për gjashtë ditë, me kërkesë të Uashingtonit, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Seuli zyrtar ka thënë se “periudha dhe përmasat” e stërvitjes Ulchi Freedom Shield 2026 janë përshtatur për shkak të një “propozimi nga pala amerikane”.
Stërvitja tani do të përfundojë më 21 gusht, në vend të 27 gushtit, siç ishte planifikuar.
Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për planet për të shkurtuar stërvitjet me Korenë e Jugut, duke iu referuar marrëdhënies së tij “shumë të mirë” me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun, ka thënë gjatë një seance dëgjimore në parlament se as zyrtarët koreano-jugorë dhe as ata amerikanë nuk kishin qenë në dijeni paraprakisht për planet e Trumpit.
Edhe komponenti i stërvitjes së përbashkët në terren do të “reduktohet pjesërisht në përmasa”, ka njoftuar Seuli, duke theksuar se “detajet specifike” të këtij reduktimi janë ende duke u diskutuar.
Ayrıca
Güney Kore'den uluslararası evlat edinilen çocuklar, ülkelerine geri gönderilmeyi değil, adaleti talep ediyorlar.
Shkurtimi i paprecedentë i stërvitjeve po trondit besimin e Koresë së Jugut në angazhimin e Amerikës për t’i ardhur në ndihmë, në kuadër të një pakti të mbrojtjes që përbën themelin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Vendimi gjithashtu u dërgon një sinjal aleatëve të tjerë të SHBA-së në rajon, si Japonia dhe Tajvani.
Njoftimi vjen pasi zyrtarë amerikanë i kanë thënë Wall Street Journal se Trumpi po u kërkon këshilltarëve të tij të organizojnë një takim me Kim Jong Un.
Gjatë fundjavës, Trumpu ka shkruar në Truth Social se “Këto stërvitje jo vetëm që janë të kushtueshme, ku një pjesë e madhe e kostove paguhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (si zakonisht!), por dërgojnë një sinjal që është krejtësisht i papërshtatshëm dhe armiqësor.”
“Ndonëse disi e palidhur (?), kohët e fundit e pyeta presidentin e Koresë së Jugut nëse do të dëshironin të bashkoheshin me ne në çnuklearizimin e Republikës Islamike të Iranit dhe ata thanë: ‘Jo, faleminderit!’”, kishte shtuar Trumpi.
Ayrıca
Petrol fiyatlarındaki artış - Güney Kore, araç trafiğine yönelik kısıtlamaları genişletmeyi düşünüyor.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të hënën, presidenti e ka lidhur sërish në mënyrë të drejtpërdrejtë vendimin e tij me refuzimin e Koresë së Jugut për të “na dhënë një dorë” lidhur me Iranin.
“Ne kemi 39 mijë ushtarë atje për t’ju mbrojtur nga Kim Jong Un, fqinji juaj në derën tjetër, dhe ju nuk do të na ndihmoni në një operacion ushtarak shumë të lehtë në Iran”, ka thënë ai. “Kjo është e çuditshme".