TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

ABD'nin İran'a yönelik yaptırımlarını genişletmesinin ardından Çin, çıkarlarını koruma sözü verdi.

Hürmüz

Fotoğraf: Associated Press

Kina është zotuar të mbrojë interesat e saj pasi SHBA-ja ka njoftuar planet për zgjerimin e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit dhe partnerëve të tij tregtarë, ku përfshihet edhe Pekini zyrtar.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, ka thënë se Kina kundërshton me vendosmëri ato që i ka cilësuar si “sanksione të paligjshme të njëanshme” dhe do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat e saj.

Deklarata ka ardhur pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka njoftuar të hënën masat e reja, duke paralajmëruar se çdo shtet që bashkëpunon financiarisht me Iranin do të izolohet.

Kina është blerësi më i madh i naftës iraniane, megjithëse tregtia ka rënë nën bllokadën amerikane të ngushticës së Hormuzit.

“Bashkëpunimi midis Kinës dhe Iranit është zhvilluar gjithmonë brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk duhet të ndërhyhet apo të pengohet”, ka thënë Jian të martën.

Ayrıca Çin ve Hindistan rakip değil, ortak olma sözü verdi DÜNYA Çin ve Hindistan rakip değil, ortak olma sözü verdi

Bessent i ka përshkruar masat e reja si “ofensivën më të madhe financiare të ndërmarrë ndonjëherë” kundër Iranit, duke paralajmëruar se bankat dhe bizneset do të përballen me izolimin e Iranit nëse refuzojnë të ndërpresin lidhjet me vendin.

Ai nuk është përqendruar te shtete të veçanta, por ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, do t'u telefononte liderëve botërorë “me kërkesa specifike për të ndërprerë marrëdhëniet e tyre me regjimin”.

Megjithatë, duke iu përgjigjur një pyetjeje për bankat kineze, Bessent ka thënë se dëshironte të bënte të qartë se “askush nuk është jashtë mundësisë së zbatimit të sanksioneve amerikane”.

Njoftimi vjen përpara bisedimeve të planifikuara midis Trumpit dhe presidentit kinez, Xi Jinping muajin e ardhshëm.

Uashingtoni zyrtar mund të jetë i shqetësuar për një hakmarrje të mundshme nga Pekini, i cili përpunon pjesën më të madhe të mineraleve të rralla në botë dhe mineraleve të tjera kritike, të domosdoshme për prodhimin e shumë produkteve të teknologjisë së lartë.

Pekini tashmë ka forcuar kontrollet mbi eksportet e mineraleve të rralla, si pjesë e negociatave të mëparshme tregtare me SHBA-në.

Reagimi i Kinës ka ardhur pasi ministri iranian i Ekonomisë, Ali Madanizadeh, ka thënë se Teherani ishte “plotësisht i përgatitur” për sanksionet më të gjera, të cilat, sipas tij, do të çonin në “një tjetër humbje” për SHBA-në.

Ayrıca Ukrayna saldırıları - Putin, önemli tesislerin devlet kontrolüne geçmesine izin veren bir kararname yayınladı. DÜNYA Ukrayna saldırıları - Putin, önemli tesislerin devlet kontrolüne geçmesine izin veren bir kararname yayınladı.

“Qeveria është dhe ka qenë e gatshme dhe ka një plan dyvjeçar për menaxhimin e këtyre ngjarjeve”, ka thënë ai për televizionin shtetëror, duke shtuar se Teherani “i ka pritur prej kohësh këto plane”.

“Edhe ne kemi mjetet tona dhe dimë se si ta luajmë lojën”, ka shtuar ai.