---
description: Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, ka njoftuar të shtunën se Ushtria e ka shpallur Muwasin - një kamp të improvizuar me tenda në jug të Rripit të G
title: Izraeli paralajmëron zgjerim të operacionit, udhëzon banorët në qytetin e Gazës të zhvendosen
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/01/50bb5f71-3691-4ef6-84b7-58da8531152f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Izraeli paralajmëron zgjerim të operacionit, udhëzon banorët në qytetin e Gazës të zhvendosen

![gaza](https://resources.koha.net/images/2025/September/01/50bb5f71-3691-4ef6-84b7-58da8531152f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 shtator 2025 15:42
- Shpërndaje në:

- 6 shtator 2025 15:42
- Shpërndaje në:

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, ka njoftuar të shtunën se Ushtria e ka shpallur Muwasin - një kamp të improvizuar me tenda në jug të Rripit të Gazës -  zonë humanitare.

Në një video të postuar në rrjetin social X, Adraee u bëri thirrje të gjithëve në Qytetin e Gazës, që të largoheshin, duke e cilësuar zonën një fortesë të Hamasit dhe e specifikoi si një zonë luftimi.  
Ushtria tha se ata mund të udhëtonin me makina në një rrugë të caktuar pa u kontrolluar.

Pjesë të qytetit, ku jetojnë gati 1 milion njerëz, tashmë konsiderohen "zona të kuqe", ku janë lëshuar urdhra evakuimi ku priten luftime të ashpra.

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar vazhdimisht se një evakuim në shkallë të gjerë të Qytetit të Gazës do ta përkeqësonte krizën e tmerrshme humanitare.

Palestinezët janë zhvendosur disa herë gjatë luftës gati dyvjeçare, shumica e tyre nuk kanë ku të shkojnë.  
Ushtria, në një deklaratë, prezantoi një hartë që tregon zonën në Khan Younis që përfshin zona humanitare, e cila përfshin bllokun ku ndodhet Spitali Nasser.

[Edhe ![Izraeli paralajmëron përdorimin e “forcës së paparë” në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/August/24/3603db41-267b-4cfe-9a9c-3d954eb636f6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 sht 2025 Izraeli paralajmëron përdorimin e “forcës së paparë” në Gazë](https://www.koha.net/bote/izraeli-paralajmeron-perdorimin-e-forces-se-papare-ne-gaze)

Zona përreth spitalit është konsideruar zonë e kuqe, megjithëse jo vetë objekti mjekësor.  
Javën e kaluar, Izraeli goditi spitalin, duke vrarë 22 persona, përfshirë gazetaren Mariam Dagga, e cila punonte për The Associated Press dhe media të tjera.

Spitali nuk ishte nën evakuim.

Zona e sigurt e caktuar do të përfshinte spitale fushore, tubacione uji, ushqim dhe tenda, dhe përpjekjet e ndihmës "do të vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme në bashkëpunim me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare", thuhet në deklaratë.

Forcat izraelite kanë goditur zona humanitare gjatë gjithë luftës, përfshirë Muwasin, të cilën më parë e shpallën zonë të sigurt, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Urdhri i evakuimit erdhi një ditë pasi Izraeli goditi një ndërtesë të lartë në Qytetin e Gazës, duke thënë se Hamasi e përdori atë për mbikëqyrje, pa dhënë prova.

Lufta filloi pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1,200 persona, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen 251 persona në sulmin e tyre ndaj Izraelit jugor më 7 tetor 2023.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 64,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila nuk thotë se sa prej tyre ishin civilë ose luftëtarë, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth gjysmën e të vdekurve.

Kombet e Bashkuara dhe ekspertët e pavarur e konsiderojnë atë burimin më të besueshëm për viktimat e luftës.

[Edhe ![Izraeli fillon rekrutimin e rezervistëve në pritje të nisjes së ofensivës në qytetin e Gazës](https://resources.koha.net/images/2025/May/05/22238306-3f3f-43e3-a832-737e81821b8b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 sht 2025 Izraeli fillon rekrutimin e rezervistëve në pritje të nisjes së ofensivës në qytetin e Gazës](https://www.koha.net/bote/izraeli-fillon-rekrutimin-e-rezervisteve-teksa-ne-pritje-te-nisjes-se-ofensives-ne-qytetin-e-gazes)

Izraeli thotë se lufta do të vazhdojë derisa të kthehen të gjithë pengjet dhe Hamasi të çarmatoset, dhe se do ta mbajë kontrollin e sigurisë pa afat të territorit të rreth 2 milionë palestinezëve.

Hamasi ka thënë se do t'i lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushimi të qëndrueshëm dhe një tërheqjeje të plotë izraelite nga Gaza.  
 

[#Konflikti Izrael-Hamas](https://www.koha.net/tag/konflikti-izrael-hamas) [#lufta ne gaza](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-gaza) [#hamas](https://www.koha.net/tag/hamas) [#izrael](https://www.koha.net/tag/izrael)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ushtria izraelite lëshon urdhra të rinj evakuimi në Gazë, ndërsa kriza e urisë përkeqësohet](https://resources.koha.net/images/2025/July/20/a6796c02-a0b0-4641-aa9d-e296f5178a45.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 kor 2025 Ushtria izraelite lëshon urdhra të rinj evakuimi në Gazë, ndërsa kriza e urisë përkeqësohet](https://www.koha.net/bote/ushtria-izraelite-leshon-urdhra-te-rinj-evakuimi-ne-gaze-ndersa-kriza-e-urise-perkeqesohet)
- [![Të paktën 17 palestinezë të vrarë afër pikës së ndihmave në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/June/10/8a03bcf5-be6e-4273-99ab-ee8a7cb4007a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 qer 2025 Të paktën 17 palestinezë të vrarë afër pikës së ndihmave në Gazë](https://www.koha.net/bote/palestinezet-thone-se-vendas-te-armatosur-dhe-forcat-izraelite-hapen-zjarr-prane-pikave-te-ndihmes)
- [![Izraeli do ta zgjerojë operacionin ushtarak në Gaza](https://resources.koha.net/images/2024/April/26/f12faab5-8791-48c8-924a-ea441d397f9f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 pri 2025 Izraeli do ta zgjerojë operacionin ushtarak në Gaza](https://www.koha.net/bote/izraeli-do-ta-zgjeroje-operacionin-ushtarak-ne-gaza)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

[Arbëri.]() [534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://www.koha.net/arberi/534-mjeke-te-papune-ne-kosove-e-611-te-tjere-te-sistemuar-ne-gjermani)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Izraeli paralajmëron zgjerim të operacionit, udhëzon banorët në qytetin e Gazës të zhvendosen","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/izraeli-paralajmeron-zgjerim-te-operacionit-udhezon-banoret-ne-qytetin-e-gazes-te-zhvendosen","datePublished":"2025-09-06T15:42:26+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:10:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":531,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, ka njoftuar të shtunën se Ushtria e ka shpallur Muwasin - një kamp të improvizuar me tenda në jug të Rripit të G","url":"https://www.koha.net/bote/izraeli-paralajmeron-zgjerim-te-operacionit-udhezon-banoret-ne-qytetin-e-gazes-te-zhvendosen","keywords":"Konflikti Izrael-Hamas, lufta ne gaza, hamas, izrael","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/01/50bb5f71-3691-4ef6-84b7-58da8531152f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
