TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Hollanda, ABD ve Kanada'dan 86 ton altın rezervini taşıdı.

Altın, altın

Fotoğraf: Associated Press

Banka qendrore holandeze thotë se ka zhvendosur 86 tonë nga rezervat e saj të arit nga SHBA-ja dhe Kanadaja drejt Londrës, duke iu referuar “rritjes së trazirave gjeopolitike”.

De Nederlandsche Bank (DNB) ka thënë se rezervat e arit të mbajtura në Londër mund të tregtohen më lehtë sesa ato që ruhen në New York dhe Otavë.

“Kjo e bën më të shpejtë për DNB-në përdorimin e arit në një situatë krize”, ka thënë banka në një deklaratë të mërkurën.

“Me këtë hap, ne kemi përmirësuar mundësinë e përdorimit të rezervave të arit. Ne supozojmë se nuk do të kemi kurrë nevojë ta përdorim arin, por megjithatë është e nevojshme të forcojmë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë tonë”, ka thënë presidenti i DNB-së, Olaf Sleijpen.

Rezervat totale të arit të Holandës arrinin në 612.4 tonë dhe vlerësoheshin në 72.2 miliardë euro në fund të vitit 2025, ka thënë DNB-ja.

Para zhvendosjes, banka holandeze mbante 31.3% të arit të saj në New Jork dhe 19.7% në Otavë.

Pjesa e arit të mbajtur në Londër është rritur nga 18.1% në 32.1%. Banka ende mban 30.8% të arit të saj në Holandë.

Banka ka thënë se transferimi u realizua pjesërisht përmes blerjes dhe shitjes së arit dhe pjesërisht përmes transferimit fizik të tij.

Banka ka zhvendosur më shumë se 27 tonë ar fizik nga SHBA-ja dhe Kanadaja drejt Zeistit.

E njëjta sasi ari është zhvendosur nga Zeisti në Londër, duke shmangur shkrirjen e shufrave të arit.

“Duke kombinuar blerjen dhe shitjen me transportin fizik, rreziqet që lidhen me zhvendosjen fizike të një sasie të madhe ari janë shpërndarë”, ka thënë DNB.

Operacioni është zhvilluar nga marsi deri në gusht të këtij viti, ka thënë banka.

Në fillim të vitit, në Gjermani u ngritën shqetësime lidhur me sigurinë e rezervave të bankës së saj qendrore në New York.

Megjithatë, Bundesbank ka vendosur që, për momentin, të mos i zhvendosë rezervat e tij nga New Yorku.