---
description: Kandidati presidencial kolumbian Abelardo de la Espriella po e zhvillon fushatën zgjedhore nën masa të rrepta sigurie, mes frikës për atentate dhe pas kërcënime
title: “Fushatë e blinduar” e kandidatit presidencial në Kolumbi pas kërcënimeve për vrasje
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/20/244ff31e-6587-4dd8-985d-901bc1db31b1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# “Fushatë e blinduar” e kandidatit presidencial në Kolumbi pas kërcënimeve për vrasje

![Abelardo de la Espriella](https://resources.koha.net/images/2026/May/20/244ff31e-6587-4dd8-985d-901bc1db31b1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 maj 2026 12:07
- Shpërndaje në:

- 20 maj 2026 12:07
- Shpërndaje në:

Kandidati për president të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, po e zhvillon fushatën zgjedhore nën masa të rrepta sigurie, mes frikës për atentate dhe pas kërcënimeve ndaj figurave politike në Kolumbi.

Sipas mediave kolumbiane, De la Espriella po shoqërohet nga dhjetëra truproja gjatë tubimeve elektorale, ndërsa në disa paraqitje publike është parë edhe me jelek antiplumb dhe podium të mbrojtur me xham të blinduar.

Masat e shtuara të sigurisë vijnë pasi ekipi i tij elektoral raportoi për kërcënime të dyshuara nga grupi gueril ELN ndaj De la Espriellas dhe partisë së tij “Defensores de la Patria”. Sipas raportimeve, kërcënimet përfshinin disa qytete të mëdha të Kolumbisë, përfshirë Bogotan, Medellinin dhe Calin.

**VIDEO:**

Atmosfera politike në Kolumbi është tensionuar edhe më shumë pas vrasjes së Rogers Devias, ish-kryebashkiak dhe koordinator lokal i fushatës së De la Espriellas, i cili u vra para pak ditëve në rajonin e Meta. Autoritetet po hetojnë rastin, ndërsa partitë politike kanë kërkuar garanci më të mëdha sigurie për kandidatët presidencialë.

De la Espriella, i njohur për retorikën e ashpër kundër grupeve të armatosura dhe krimit të organizuar, e ka fokusuar fushatën në çështjet e sigurisë, duke premtuar masa të forta ushtarake dhe rikthim të politikave agresive kundër narkotrafikut.

[Edhe ![Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi](https://resources.koha.net/images/2026/June/22/d93c6b57-f1b5-4f29-9968-5c02da65d710.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 qer 2026 Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi](https://www.koha.net/bote/kandidati-i-mbeshtetur-nga-trumpi-fiton-zgjedhjet-presidenciale-ne-kolumbi)

Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi do të mbahen më 31 maj, ndërsa raundi i dytë është paraparë për 21 qershor, nëse asnjë kandidat nuk siguron mbi 50 për qind të votave në raundin e parë.

Sondazhet e fundit tregojnë një garë të fortë mes kandidatit të majtë Ivan Cepeda dhe kandidatit të djathtë De la Espriella.

Sipas një sondazhi të publikuar nga Reuters dhe Invamer, Cepeda prin me rreth 44.3 për qind të mbështetjes, ndërsa De la Espriella renditet i dyti me rreth 21.5 për qind. Kandidatja konservatore Paloma Valencia ka rreth 19.8 për qind. Megjithatë, në sondazhet e mediave lokale, De la Espriella e ka ngushtuar diferencën me vendin e parë.

[#Abelardo de la Espriella](https://www.koha.net/tag/abelardo-de-la-espriella) [#kolumbia](https://www.koha.net/tag/kolumbia) [#president](https://www.koha.net/tag/president)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kandidati pro-Trump kryeson garën në zgjedhjet presidenciale në Kolumbi](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/26b5a1ae-0a5a-4629-bce6-e21ce6650619.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 qer 2026 Kandidati pro-Trump kryeson garën në zgjedhjet presidenciale në Kolumbi](https://www.koha.net/bote/kandidati-pro-trump-kryeson-garen-ne-zgjedhjet-presidenciale-ne-kolumbi)
- [![SHBA-ja ndihmon me 1 miliard dollarë Kolumbinë në ditën e parë të mandatit të presidentit të ri](https://resources.koha.net/images/2026/August/08/b155348c-50fc-4871-b954-83cb0f544b08.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 gus 2026 SHBA-ja ndihmon me 1 miliard dollarë Kolumbinë në ditën e parë të mandatit të presidentit të ri](https://www.koha.net/bote/shba-ja-ndihmon-me-1-miliard-dollare-kolumbine-ne-diten-e-pare-te-mandatit-te-presidentit-te-ri)
- [![Kandidati për president i Kolumbisë qëllohet në kokë](https://resources.koha.net/images/2025/June/08/3f45d858-a7fd-429e-85c2-c94fa5d81c93.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 qer 2025 Kandidati për president i Kolumbisë qëllohet në kokë](https://www.koha.net/bote/kandidati-per-president-i-kolumbise-qellohet-ne-koke)
- [![Kolumbia kufizon ekipet e huaja të shpëtimit teksa ngushtohet afati i mbijetesës nga tërmeti](https://resources.koha.net/images/2026/August/13/23580ce3-3c18-4cb0-b7d8-fb6495a60ba2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 gus 2026 Kolumbia kufizon ekipet e huaja të shpëtimit teksa ngushtohet afati i mbijetesës nga tërmeti](https://www.koha.net/bote/kolumbia-kufizon-ekipet-e-huaja-te-shpetimit-ndersa-ngushtohet-afati-i-mbijeteses-nga-termeti)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Fushatë e blinduar” e kandidatit presidencial në Kolumbi pas kërcënimeve për vrasje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/fushate-e-blinduar-e-kandidati-presidencial-ne-kolumbi-pas-kercenimeve-per-vrasje","datePublished":"2026-05-20T12:07:46+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:00:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":348,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kandidati presidencial kolumbian Abelardo de la Espriella po e zhvillon fushatën zgjedhore nën masa të rrepta sigurie, mes frikës për atentate dhe pas kërcënime","url":"https://www.koha.net/bote/fushate-e-blinduar-e-kandidati-presidencial-ne-kolumbi-pas-kercenimeve-per-vrasje","keywords":"Abelardo de la Espriella, kolumbia, president","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/20/244ff31e-6587-4dd8-985d-901bc1db31b1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
