TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

El Nino'nun önümüzdeki 6 ay içinde 450 ölüme neden olacağı tahmin ediliyor.

El Nino

Fotoğraf: Associated Press

Më shumë se 450 mijë njerëz është projektuar të vdesin si pasojë e të nxehtit që do ta shkaktojë fenomeni natyror “El Nino”, në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas parashikimeve të shkencëtarëve të klimës.

Bilanci shtohet te vdekjet e parakohshme që vijnë si pasojë e temperaturave të rritura nga kriza klimatike. Pasojat do të ndihen në mbarë botën, nga Indonezia në Indi dhe nga Nigeria në SHBA. Më shumë vdekje priten nga thatësira, zjarret dhe përmbytjet që do t’i sjellë “El Nino”.

Vdekjet nga i nxehti janë përllogaritur në nivele rajonale dhe hulumtuesit kanë thënë se projeksionet ndihmojnë në identifikimin e masave që duhet marrë për të ndihmuar njerëzit varësisht nga vendi. Kjo nënkupton përmirësim të institucioneve që parashikojnë motin, qendra freskie ku njerëzit mund të strehohen, rritje të kapaciteteve shëndetësore dhe mbrojtje për punëtorët që kryejnë punë në ambiente të hapura.

Parashikimet thonë se më së shumti vdekje do të ketë në Nigeri me mbi 31 mijë. Top-dhjetëshja vazhdohet me Indonezinë, Sudanin, Indinë, Brazilin, Republika Demokratike e Kongos, Nigerin, Çadin, Filipinet dhe Vietnamin.

“El Nino” që po vazhdon ta ngrohë planetin, të hënën theu rekordin e temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë dukuri.

“El Nino” është fenomen klimatik natyror që ndodh kur ujërat sipërfaqësore të pjesës qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor tropikal bëhen më të ngrohta se normalisht duke ndikuar në rritjen e temperaturave globale.

“Parashikimi prej 451 mijë njerëzish është shumë shifër e lartë që të lë pa fjalë. Ajo përbëhet nga prindër e fëmijë, gjyshër e fqinj, njerëz që punojnë, kujdestarë për familjet”, ka thënë profesor Michael Greenstone, themelues i “Climate Impact Lab” në Universitetin e Chicagos dhe bashkëautor i raportit.

Parashikimi vlen për periudhën shtator – shkurt 2027. Por rreziku pritet të vazhdojë deri në korrik të vitit të ardhshëm.