TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

AfD, zaferin ardından Merz'le alay etti: İnsanlar partinizi yok etti.

Alice Wiedel

Fotoğraf: Associated Press

Bashkëliderja e Alternativës për Gjermaninë (AfD), Alice Wiedel, e ka provokuar kancelarin, Friedrich Merz, në parlament të mërkurën, pasi partia e tij e mundi thellë partinë e kancelarit në zgjedhjet rajonale.

Lideri gjerman u kundërpërgjigj se partia e ekstremit të djathtë nuk do të arrijë shumicën në vend, duke kritikuar qëndrimin e saj ndaj Ukrainës dhe retorikën për emigracionin.

Weidel, gjatë hapjes së debatit vjetor parlamentar për buxhetin, i ka thënë Merzit se “në Saksoni-Anhalt, njerëzit nuk ju dënuan thjesht ju, por e shkatërruan partinë tuaj”

“Ju nuk e keni kuptuar mesazhin që votuesit në Saksoni-Anhalt ju dërguan të dielën”, ka thënë ajo.  “Por kjo nuk ka rëndësi, sepse koha juaj gjithsesi ka mbaruar. Qytetarët duan një ndryshim të politikave dhe do ta kenë atë”, ka shtuar.

Weidel ka parashikuar se zgjedhjet e ardhshme do t’i japin partisë së saj “një mandat të qartë për të qeverisur”.

Merz, në një kundërpërgjigje të ashpër, ka thënë se rezultati i AfD-së në zgjedhjet rajonale ishte “i jashtëzakonshëm”, por ka vërë në dukje se partia gjatë fushatës kishte deklaruar se do të qeveriste vetëm me një shumicë absolute dhe më pas nuk arriti ta përmbushte këtë objektiv.

“Votuesit na dhanë ne, dhe mua personalisht, një mesazh të qartë. Por ju nuk e keni shumicën absolute dhe nuk do ta arrini atë në Gjermani. Me këto politika, nuk do të siguroni shumicë askund në Gjermani”, ka thënë Merz. “Ju jeni dhe do të mbeteni, zonja Ëeidel, një forcë shkatërruese”, ka shtuar ai. 

Merz është nën presion pasi Alternativa për Gjermaninë, ose AfD, siguroi të dielën fitoren e saj më të madhe deri tani në landin lindor të Saksoni-Anhaltit, ndërsa Unioni Kristian Demokrat i qendrës së djathtë i kancelarit humbi rreth gjysmën e mbështetjes së tij në këto zgjedhje.

Rezultati ka nënvizuar aftësinë e AfD-së për të shfrytëzuar pakënaqësinë e qytetarëve për çështje shumë përtej temës së saj kryesore, kufizimit të emigracionit, ndërsa qeveria kombëtare jopopullore po përpiqet të rimëkëmbë një ekonomi që vazhdon të jetë e dobët.

Dy lande të tjera do të mbajnë zgjedhje më 20 shtator: Berlini dhe Meklenburg-Pomerania Perëndimore, një land lindor ku AfD-ja është e fortë, ndërsa CDU-ja e Merzit ka qenë prej kohësh e dobët.

Merz, qeveria e të cilit ka ndërmarrë hapa për të ashpërsuar politikën e emigracionit, ka kritikuar gjithashtu përdorimin nga AfD-ja të termit politikisht të ngarkuar “remigrim”, ndërsa partia kërkon më shumë dëbime.

“Fjala ‘remigrim’ nuk është asgjë tjetër veçse sinonim i spastrimit etnik mbi bazën e origjinës dhe ngjyrës së lëkurës”, u ka thënë Merzi ligjvënësve, duke argumentuar se zbatimi i një politike të tillë do të nënkuptonte se spitalet, shtëpitë e të moshuarve, restorantet dhe shumë biznese nuk do të mund të funksiononin.

“Që duhet të dëbojmë më shumë njerëz është një konsensus brenda koalicionit qeverisës”, ka thënë Merz, duke shtuar se bëhet dallim mes njerëzve që punojnë dhe janë të mirëpritur në Gjermani dhe atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.