TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Filipinler'de 8 kişi öldü, Çin'de ise "Yunus" Tayfunu nedeniyle bir milyondan fazla kişi tahliye edildi.

"Yunus" Tayfunu

Fotoğraf: Associated Press

Të paktën tetë viktima janë shënuar në Filipine e mbi një milion persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Kinë, përfshirë Shangain, si pasojë e tajfunit “Dolphin” që ka goditur vendin duke sjellë reshje të dendura, erëra të fuqishme dhe përmbytje në disa zona.

Autoritetet kineze patën ngritur më herët nivelin më të lartë të alarmit për stuhinë, e cila konsiderohet më e fuqishmja që ka goditur Kinën këtë vit. 

Edhe pse “Dolphin” tashmë është ulur në kategorinë e stuhisë tropikale, autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë për reshje të rrëmbyeshme, përmbytje të mëdha dhe rrezik rrëshqitjesh dheu deri të mërkurën.

Tajfuni preku qytetin Yuhuan, në provincën Zhejiang, rreth orës 17:30 të së dielës, me erëra maksimale prej 150 kilometrash në orë. Rreth një orë më vonë, ai goditi për herë të dytë pranë qytetit Wenzhou.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në transport. Vetëm në Shangai, rreth 1,000 fluturime u anuluan të hënën, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin daljet e panevojshme.

Ayrıca ABD-İran ateşkesinin 'kırılgan' olduğuna dair endişeler nedeniyle petrol fiyatları yükseldi. DÜNYA ABD-İran ateşkesinin 'kırılgan' olduğuna dair endişeler nedeniyle petrol fiyatları yükseldi.

Disa prej atraksioneve më të njohura turistike janë mbyllur përkohësisht, përfshirë pjesë të Disneylandit dhe Legolandit.

Provinca Zhejiang është ndër zonat më të prekura nga stuhia. Në Wenzhou, autoritetet kanë zhvendosur rreth 900 mijë banorë dhe kanë hapur më shumë se 1,000 qendra emergjence, e në qytetin Taizhou janë evakuuar rreth 390 mijë persona.

Meteorologët parashikojnë se disa zona të Zhejiangit mund të përballen me 250 deri në 500 milimetra reshje gjatë ditëve në vijim.

Mediat shtetërore kanë raportuar se një djalë nëntëvjeçar nga Wenling, në Zhejiang, rezulton i zhdukur pasi është marrë nga ujërat dhe ka përfunduar në det.

Deri tani, autoritetet kineze nuk kanë raportuar viktima nga goditja e tajfunit në vend.

Tajfuni shkaktoi viktima edhe në Filipine

Para se të mbërrinte në Kinë, “Dolphin” solli reshje të dendura në Filipine, pjesë të Tajvanit verior dhe ishullin Okinawa të Japonisë.

Ayrıca Filipinler ve Vietnam'da 193 kişinin ölümüne neden olan tayfun Kamboçya'ya yaklaşıyor DÜNYA Filipinler ve Vietnam'da 193 kişinin ölümüne neden olan tayfun Kamboçya'ya yaklaşıyor

Në Filipine, tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura dhe stuhi të tjera gjatë javës. Më shumë se 7,000 persona ndodhen në qendrat e evakuimit në të gjithë vendin.

Sezoni i tajfuneve në Paqësorin Perëndimor zakonisht zgjat nga maji deri në tetor. Ekspertët vlerësojnë se kushtet e lidhura me një vit të fortë të fenomenit El Nino mund të kontribuojnë në formimin e tajfuneve më intensive.