TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Türkiye'de turist otobüsü ile kamyonun çarpışması sonucu 11 kişi hayatını kaybetti, 27 kişi yaralandı.

Türkiye kazası

11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes një kamioni tërheqës dhe një autobusi turistik, në distriktin Akhisar të Manisës në Turqi.

Autobusi turistik u përplas me kamionin tërheqës pranë pikave të pagesës në Akhisar, në autostradën Gebze–Orhangazi–Izmir.

Guvernatoria e Manisës deklaroi se në orën 11:00 kishte marrë njoftimin për këtë aksident derisa theksoi se të lënduarit u transportuan në spitale. Ajo gjithashtu ka thënë se autobui dhe kamioni po udhëtonin nga Bursa drejt Izmirit.

“Si pasojë e aksidentit, 11 qytetarë kanë humbur jetën dhe 27 janë plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spitale”, deklaroi guvernatorja.

Ndërkohë, guvernatori Vahdettin Özkan, pasi arriti në vendin e ngjarjes deklaroi se në autobus ndodheshin 34 pasagjerë. 

“Para së gjithash, u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të qytetarëve tanë që humbën jetën. Në autobus ndodheshin 34 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ishte i përfshirë edhe drejtuesi i kamionit. Në total, kemi 11 viktima dhe 27 të plagosur. Nga të lënduarit, 16 janë dërguar në spitale me kod të verdhë, 9 me kod të gjelbër dhe 1 me kod të kuq”, deklaroi Özkan.

Shoferi i autobusit turistik, i cili gjithashtu ishte lënduar në aksident, përfundoi trajtimin në një spital privat në Akhisar. Pas daljes nga spitali, ai u mor në paraburgim nga ekipet e xhandarmërisë.

Të lënduarit e tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

Në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë, siç raportojnë mediat turke, tregohet momenti kur autobusi turistik mori pasagjerët në qytetin e Bursës, pak para aksidentit të ndodhur pranë pikave të pagesës në Akhisar, në autostradën Gebze–Orhangazi–Izmir.

Pamjet, të regjistruara nga kamerat e sigurisë të një biznesi në distriktin Osmangazi, tregojnë se autobusi mori pasagjerët rreth orës 06:30. Në pamje shihet edhe shoferi, i cili mbërrin në ambientet e biznesit dhe përshëndetet me punonjësit duke shtrënguar duart.

Sipas regjistrimeve, autobusi u nis në orën 06:31. /AnadoluAgency