TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Basketbol

Priştine, Rahovec'te dramatik bir maçı kazandı.

KB Sigal Priştine

Rahoveci 029 nuk qëlloi gjuajtjen e fundit për tri pikë. Kështu, fitorja në ndeshjen dramatike i takoi Sigal Prishtinës.

Ndeshja e së dielës mbrëma në Rahovec ishte e fundit e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll. Prishtina fitoi 97:94. Ndeshja kishte fund dramatik. Megjithatë “vreshtarët” nuk qëlluan gjuajtjen e fundit për tri pikë. Kareem Rozier nuk ishte i saktë tre sekonda para fundit.

Bryson Dawkins ishte më meritori për fitoren e vështirë të Prishtinës. Ai ndeshjen e përfundoi me 27 pikë, 13 kërcime e pesë asistime. Ajiri Johnson i kishte 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa me 16 pikë e nëntë asistime kontribuoi Vincent Golson.

Rahoveci 029 ofroi tjetër ndeshje me angazhim, e që mbeti pa u shpërblyer. Mika Adams u shqua te kjo skuadër me 30 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Kareem Rozier i kishte 24 pikë e pesë asistime.

Shëndrit Llapi ndeshjen e përfundoi me dhjetë kërcime e gjashtë pikë.

Prishtina e shënoi fitoren e dytë, ndërsa i ka edhe dy disfata. Rahoveci 029 e pësoi humbjen e katërt rresht.