Peja ka vendosur për trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Boshko Radoviq, që për kohë të gjatë ishte selektor i Malit të Zi në basketboll.
Peja të hënën e prezantoi 47-vjeçarin Radoviq. Ai ishte selektor i Malit të Zi nga viti 2019 deri në vitin e kaluar. Suksesin më të madh e kishte vendin e 11-të në Botërorin 2023.